• |
ide | kryesore

Messi, një foto frikëson Argjentinën: “Shansi i fundit për ëndërrën”

-Instant, Sport
Messi



Fotoja e kaviljes së fryrë, u bë virale në internet disa orë nga debutimi i Argjentinës në Kupën e Botës. Dyshimi mbi prezencën e Lionel Messi në ndeshjen e parë në Katar, kundër Arabisë Saudite, bëri të dridhej një vend i tërë. Por Pleshti do të jetë gati për debutimin e kombëtares së tij në kampionatin botëror. Këtë e bëri të ditur vetë sulmuesi i PSG-së në konferencën për shtyp: “Nuk kam asnjë problem fizik, ndihem mirë fizikisht. Vij në këtë Botëror në një moment të mrekullueshëm, edhe nga pikëpamja personale. Dikush tha se isha stërvitur veçmas, sepse kisha marrë një goditje. Por nuk ishte asgjë për t’u shqetësuar”.

Lexo më tej:“Fitorja është një gjendje mendore”: Messi e CR7 i habisin të gjithë, postojnë foton në të njëjtin moment

Ylli më i shndritshëm i Albiceleste ka rikuperuar nga mbingarkesa e pulpës. Dëmtim që sulmuesi e kishte pësuar para ndeshjes së fundit të Paris Saint-Germain. Messi punoi normalisht sot me grupin e Lionel Scaloni dhe nesër do të jetë në dispozicion të trajnerit. Pleshti mund të nisë kështu tentativën e parë drejt të vetmit trofe që i mungon në palmares: “Dallimi me herët e tjera – deklaroi Messi – është se këtë herë ne nuk jemi në turne pasi kemi luajtur shumë ndeshje me klubet. Do të jetë Botërori im i fundit. E për këtë arsye mundësia e fundit për ta realizuar ëndërrën time të madhe”.

Argjentina do të zbresë në fushë të martën në Lusail Stadium në orën 11 me orën lokale. Ndeshja hapëse e Grupit C kundër Arabisë Saudite është një start i butë për Selección. Dy ndeshjet e tjera të grupit do të jenë më të vështira për Messi e të tjerët. Në grup me Argjentinën janë edhe Polonia e Lewandowskit dhe Meksika.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *