• |
ide | kryesore

Reportazhi i Dail Mail/ Si një rregjim kleptokratik po largon rininë e vendit

-Instant, Kryesore, Lajme
daily mail kleptokraci



Një regjim kleptokratik, ku falë korupsionit dhe varfërisë të rinjtë duan të largohen në masë. Kjo është tabloja që bën gazetari britanik i Dayl Mail, David Jones, në një reportazh të gjatë, nga më të thelluarit dhe më të plotët për pasqyrimin e fenomenit të rrjedhjes së trurit. Ai ka takuar banorë province tek të cilët, falë dëshpërimit, është kthyer nostalgjia për komunizmin dhe Enver Hoxhën, të rinj që ëndërojnë një Londër që nuk e njohin, ka parë  qytete dhe shkolla të boshatisura dhe fakultetin e fizikës të mbëtur pa studentë

 

Nga David Jones/ 21 nëntor 

I ndërtuar gjatë kohës së komunizmit për të pritur punëtorët në një rafinerie të re nafte, Cerriku është një qytet i vogël me shtëpi me ngjyra pastel, një orë larg kryeqytetit shqiptar, Tiranës.
Fundjava e shkuar kremtoi 70 vjetorin e tij ndonëse askush nga taq që takova midis këtij komuniteti të varfër – me një shpopullim të shpejtë  prej 27,000 njerëzish nuk kishte shumë oreks për të festuar.

Dekada më parë, kur rafineria ofronte qindra vende pune dhe fushat aty pranë ishin të mbushura me agrume, ky vend ngjante plot jetë.

Ishte veçanërisht i populluar nga të rinjtë, të cilët mblidheshin këtu në orët e vona të pasdites pas përfundimit të mësimit apo  turneve të punës.

Kur regjimi komunist ra në vitin 1991, rafineria pushoi së funksionuari. Qeveritë nuk investuan më kështu që në Cërrik nuk ka më asnjë industri.

Kur arrita në qendër ishte muzg dhe ato pak fytyra që pashë ishin të vjetra dhe të dëshpëruara.

E përkulur mbi tezgën e saj, Bukurie Hamiti, 63 vjeç, e cila jeton me bashkëshortin dhe pesë anëtarët e familjes në një apartament me dy dhoma, po përpiqej të shiste fara luledielli.

“Dikur isha shumë e zënë në këtë kohë të ditës, por tani të gjithë janë larguar,” ngriti supet ajo. “Të rinjtë kanë shkuar të jetojnë te ju, në Angli.”

Doctors, teachers, bankers, lawyers, entrepreneurs; the educated middle-classes who could turn Albania from a failed kleptocracy into a nation whose citizens would prefer to stay and build their futures rather than risk their lives in rubber dinghies. Pictured: Migrants arrive in Dover
Mjekë, mësues, bankierë, avokatë, sipërmarrës;  shtresat e mesme të arsimuara që mund ta kthenin Shqipërinë nga një kleptokraci e dështuar në një komb, qytetarët e të cilit do të preferonin të qëndronin dhe të ndërtonin të ardhmen e tyre sesa të rrezikonin jetën e tyre në gomone, janë larguar

Duke u çapitur në shëtitjen e saj të mbrëmjes, Bejaze Dine, 70 vjeç, ndaloi për të më treguar se çdo anëtar i fundit i familjes së saj – gjashtë fëmijë dhe 11 nipër e mbesa – ishin zhvendosur jashtë shtetit, ndonëse në rastin e saj në Gjermani, Greqi dhe Itali (rruga për në Angli ishte shumë të rrezikshme).

“Më mungojnë të gjithë, por nuk i mbaj mëri që janë larguar. Nuk ka asnjë mundësi për ata këtu. Në ditët e komunizmit, jeta ishte 100 herë më e mirë”, – shfryn ajo. “Në atë kohë, të gjithë punonim dhe jo gjithçka bëhej për lekë”.

Zhgënjimi ka mbërritur deri në atë pikë sa për të vajtuar diktatorin tiranik të Shqipërisë, vdekja e të cilit në 1985 shënoi fillimin e fundit të epokës komuniste.  Ajo doli duke bërtitur: “Zoti e ruajtë Enver Hoxhën!”

Ajo gjithashtu mund ti ishte drejtuar hënës, sepse në shesh nuk gjendej askush për ta dëgjuar. Edhe kafenetë dhe baret përreth ishin çuditërisht të zbrazët.

Ngjante sikur të rinjtë e qytetit qenë shfarrosur nga ndonjë kolerë që i seleksiononte viktimat sipas moshës. Po, në një farë mënyre, kjo ka ndodhur. Flama që po shkatërron Cërrikun dhe shumë qytete të tjera shqiptare është emigracioni.

Por, duke shpenzuar shumë më tepër kohë në këtë vend, arrin ta kuptosh se historia e këtij eksodi të jashtëzakonshëm nuk është aq e thjeshtë sa mund të duket nga Britania. Pasi nuk janë vetëm më të pa shkolluarit dhe të pakualifikuarit që po dezertojnë këtë komb të marrosur në mënyrë iluzive nga brigjet angleze që i imagjonojnë si të lara me ar.

When the Communist regime fell in 1991, the refinery soon followed. With little or no government investment, there is no longer any industry in Cerrik (pictured)
Kur regjimi komunist ra në vitin 1991, rafineria e Cerrikut nuk zgjati shume. Me pak ose aspak investime të qeverisë, në Cërrik nuk ka më asnjë industri

Sot edhe të rinjtë më brilantë po i mbathin po njësoj: mjekë, mësues, bankierë, avokatë, sipërmarrës;  shtresat e mesme e arsimuar që mund ta kthente Shqipërinë, nga një kleptokraci e dështuar, në një komb ku qytetarët do preferonin të jetonin për të ndërtuar të ardhmen e tyre, përpara se të rrezikonin jetën e tyre në gomone. Të gjithë janë larguar.

E dëshpëruar nga korrupsioni dhe nepotizmi që bllokon ambiciet e saj, por edhe nga pagat e ulëta, ajka rinore e Shqipërisë po ikën masivisht.

Sipas Endrit Shabanit, 37 vjeç, një akademik shqiptar i shkolluar në Oksford, i cili shkroi një tezë doktorature mbi ikjen e trurit të vendit të tij, evakuimi krahasohet me atë të mesit të viteve 1990, kur pati një prishje totale të rendit dhe ligjit.

Duke udhëtuar gjatë kësaj jave në këtë vend, e pashë të vërtetën fantazagorike të këtij fenomeni kudo.

Cerriku i ngjan një qyteze të Klondikës në Alaskën e shekullit të XIX pasi banorët e saj kishin ndërmarrë rrugën e arit. Dyqanet nuk kanë klientë, shtëpitë janë bosh, shkollat ​​kanë aq pak nxënës sa përdorin vetëm një pjesë të vogël të klasave.

Drejtoresha e arsimit vendor Dr Mirela Muçaj më tha se numri i nxënësve ka rënë me 272 vitin e kaluar dhe se së fundmi dy shkolla janë mbyllur fare.

“Kjo është kryesisht për shkak të emigrimit, kryesisht në Angli, por edhe në Gjermani,” tha ajo, duke pranuar se shpreson që vajza e saj të mund të gjejë punë në Britani pasi të diplomohet për informatikë.

Jashtë shkollës së mesme Tomorr Sinani, e cila mund të strehojë 430 nxënës, por ka vetëm 150, Krist Tabaku, 16 vjeç, më tha se ‘ëndrra e tij e madhe’ qe që një ditë të jetonte në Londër. Ashtu siç ndodh rëndom, ai e njihte fare pak realitetin e jetës atje, vetëm aq sa mund të përfytyronte prej imazhit romantik të filmave.

Një shkollë ngjitur, e specializuar në studimet veterinare dhe bujqësore, ka kapacitet pëe 650 nxënës, por ka vetëm 126.

Atje, edhe roja aspiron të jetojë në Yorkshire, si kunati i tij, i cili ka një biznes të begatë imobiliar në Leeds. Ai nuk arrin të kuptojë përse – në moshën 51-vjeçare dhe pa aftësi të veçanta– atij iu refuzua viza.

Të paguar keq pak dhe të zhgënjyer nga një sistem që pengon rrugën për të bërë karrierë në profesionin e tyre, shumë mësues të rinj po shkojnë gjithashtu për në Angli.

Para se të nisesha për në Shqipëri, fola me Ervini Kumarakun, 29 vjeç, i cili verën e kaluar la detyrën e mësuesit të anglishtes në një shkollë të mesme në Urën Vajgurore, një qytet tjetër i vogël në jug të Tiranës, për të menaxhuar një restorant në ëeston-super-Mare.

Tani duke ndarë shpenzimet e jetesës me shqiptarë të tjerë, në një bodrum pranë detit, ai e ‘urren’ faktin se duhet të jetojë në Britani, pasi ka mall për shtëpinë, i mungon gruaja dhe se pëlqen as motin dhe as ushqimin. Megjithatë ai qëndron sepse ka katërfishuar pagën e tij të mësimdhënies prej 500 $ në muaj.

Pasi u kthyem në Tiranë, ku duken zhvillimet e reja mbresëlënëse, blloqe apartamentesh, zyra, hotele, restorante elegante dhe butikë firmash të njohura me dizajne (shumë prej të cilave pranohet se janë financuar nga fitimet e pastruara të krimit jashtë shtetit), ikja e trurit vërehet më pak.

Back in Tirana (pictured), with its impressive new developments ¿ apartment blocks, offices and hotels, chic restaurants and designer shops (many of which are accepted to have been funded by the laundered profits of overseas crime) the brain-drain is less obvious
Tiranë (në foto), me zhvillimet e reja mbresëlënëse – blloqe apartamentesh, zyra dhe hotele, restorante elegant dhe butike firmash te njohura (shumë prej të cilave pranohet se janë financuar nga fitimet e pastruara të krimit jashtë shtetit) ikja e trurit është më pak e dukshme.

Studentët me pamje më serioze mbushin kampuset universitare. Megjithatë edhe këtu gjërat nuk janë ashtu siç duken.

Fakulteti prestigjioz i fizikës në Universitetin e Tiranës, dikur nxirrte shkencëtarë me famë botërore. Por këtë vit ndjenja e apatisë është e tillë sa që vetëm dhjetë studentë të rinj janë regjistruar.

Në shkallët e politeknikut aty pranë, ku sapo ka ndjekur një leksion inxhinieri mekanike, takoj një student 22-vjeçar të masterit të quajtur ‘Xheson’ (ai nuk pranon të japë emrin e tij të vërtetë). Teksa fillon të tregojë historinë e tij, ky i ri duket tipi i personazhit për të cilin ka nevojë Shqipëria, atij që e kundërshton prirjen për emigrim.

Megjithëse ai pranoi se kishte hyrë ilegalisht në Britani në moshën 17-vjeçare – duke punuar orë e pa orë për t’i paguar trafikantëve 7,500 £ që iu deshën për ta  transportuar atë përmes Kanalit – ai qëndroi vetëm disa muaj para se të kuptonte se kishte bërë një gabim të rëndë dhe vendosi të kthehej në shtëpi.

Ndërsa jetonte me një të afërm, në Londrën Veriore, ai ra në kurthin e një ‘bos droge’ shqiptar, i cili e denoncoi atë në polici dhe bëri sikur e ndihmoi më pas – një strategji që ndonjëherë përdoret për ti marrë nën kontroll të sapo mbërriturit.

Ndryshe nga disa bashkatdhetarë, Xhesoni pati mundësi të arratisej përsëri në Tiranë, ku u regjistrua në universitet.

Megjithatë, ai thotë se nuk mund të përballojë stilin e jetës që ai aspiron me pagën që mund të marrë si inxhinjer. Ai po diplomohet vetëm për të fituar ‘respekt’.

Biznesi që ai drejton tani është shumë më fitimprurës. Pasi ka hapur një llogari në kriptomonedhë, ai është bërë bankier për kontaktet që ka takuar në botën e krimit të Londrës.

“Më dërgojnë paratë e tyre, unë i kujdesem mirë dhe marr një “taksë” për vete”, thotë ai duke buzëqeshur.

Kur politikanët dhe akademikët më thanë, këtë javë, se nevojiteshin stimuj për të ndihmuar Shqipërinë të ruante sipërmarrësit e saj të rinj, nuk ishte rasti i Xhesonit ajo që kishin në mendje.

Po simundet që të fuqishmit e atij vendi të imagjinojnë që të rinjtë të jetojnë një jetë shembullore, për sa kohë që shoqëria që ata kanë ndërtuar është pre e korrupsionit në të cilën ata vetë janë zhytur?

Kryesisht e kontrolluar nga ortakët e Partisë Socialiste në pushtet, me kryeministrin e saj populist Edi Rama, media shqiptare është jashtëzakonisht e butë kur bëhet fjalë për korrupsionin zyrtar.

Kryesisht e kontrolluar nga ortaket e Partisë Socialiste në pushtet, me kryeministrin e saj populist Edi Rama (foto), media shqiptare është jashtëzakonisht e bute kur bëhet fjalë për korrupsionin zyrtar.

Megjithatë, Lindita Cela, një gazetare e guximshme investigative shqiptare, më thotë se 12 politikanë, përfshirë kryebashkiakë dhe deputetë, ose janë dënuar ose janë hetuar së fundmi për krime që variojnë nga trafiku i drogës deri te vrasjet.

“Kuvendi shqiptar nuk ka pasur kurrë kaq shumë kriminelë”, thotë ajo. “Në të kaluarën, ata qëndronin në prapavijë. Tani ata janë në qendër të skenës.”

Partitë politike rivale në mënyrë të pashmangshme fajësojnë njëra-tjetrën. Gjatë intervistës time 90-minutëshe me liderin e opozitës Sali Berisha, ai bëri një sërë akuzash kundër Ramës, i cili e rrëzoi atë nga posti i kryeministrit në 2013.

Kryetari i Partisë Demokratike foli për një projekt qeveritar prej 400 milionë dollarësh për djegjen e mbetjeve, ku nuk u ndërtuan asnjëherë inceneratorë; shkollat ​​dhe rrugët e reja që u kushtojnë taksapaguesve shqiptarë shumë më tepër se skema të ngjashme në vendet e BE-së, sepse miliona avullojnë.

“Edi Rama përmes korrupsionit po vjedh kombin dhe kjo është shkatërruese”, tha ai. “Kam parë mediat britanike që thonë [emigrimi masiv nga Shqipëria] ka të bëjë me varfërinë. Por . . . varfëria është tërësisht për shkak të vjedhjes së fondeve publike nga qeveria. Tirana është kthyer në djep korrupsioni”.

Si rezultat, tha ai, migrimi po shkatërron Shqipërinë.

Ai theksoi raportet se zoti Rama ka fluturuar me avion privat me qira 137 herë vitin e kaluar, duke i kushtuar Shqipërisë 22 milionë dollarë.

Ai thotë se kryeministri dyshohet se ka grumbulluar një pasuri prej 200 milionë £; dhe ndërtoi një vilë të madhe jashtë Tiranës, duke pretenduar se e kishte paguar duke shitur vepra arti dhe një libër që ai shkroi, ose duke përdorur fondet e siguruara nga gruaja e tij, Linda, një bankiere.

The University of Tirana's prestigious physics faculty once produced world-renowned scientists. But this year the sense of apathy is such that only ten undergraduates have matriculated. Pictured: Panorama of Tirana city

Fakulteti prestigjioz i fizikës i Universitetit të Tiranës dikur nxirrte shkencëtarë me famë botërore. Por këtë vit ndjenja e apatisë është e tillë që vetëm dhjetë studentë janë regjistruar. Në foto: Panorama e qytetit të Tiranës
Megjithatë, siç nxitojnë të vënë në dukje deputetët e qeverisë, zoti Berisha nuk është i besueshëm. Ndërsa atij tashmë i ishte ndaluar hyrja në SHBA, për lidhje të dyshuar me kriminin e organizuar, të njëjtën masë mori edhe Britania.

Kreu i demokratëve pretendon se akuzat janë falsifikuar për arsye politike.

Sido që të jetë e vërteta, deputeti Lavdrim Krashi është thellësisht i shqetësuar nga standardet e dyshimta të sjelljes që ai ka hasur që nga kthimi në shtëpi për të hyrë në parlament vitin e kaluar, pasi punoi për 20 vjet si menaxher i lartë strehimi për Brent Council në Londrën Veriore.

“Arsyeja kryesore që vendosa të kthehesha në shtëpi ishte për të sjellë pak ‘britani’ në sistemin politik shqiptar”, më tha ai. “Me këtë dua të them transparencën, çiltërsinë dhe integritetin. Në Shqipëri mungojnë të gjitha këto gjëra kur bëhet fjalë për nëpunësit publikë. Mënyra se si njerëzit e shikojnë atë (nëse je politikan) është se ke të drejtë të bësh gjithçka që dëshiron”.

“Ekziston një perceptim se nëse jeni në pushtet – dhe kjo vlen edhe për opozitën – ju keni të drejtë të drejtoni një Range Rover me targa të vitit 2022 dhe të vishni rroba të shtrenjta. Unë kam veshur një kostum prej 199 £ nga M&S — ndoshta jam një nga anëtarët e parlamentit të veshur më lirë.’

Ky stil jete, thotë ai, rrjedh nga pronësia e bizneseve të shtrenjta.

Pra, nga vijnë paratë? “Epo, kjo nuk vjen nga pagat e tyre, të cilat janë rreth 1000 £ në muaj pas taksave”. Krashi kalon në sektorin e punësimit. Pozicionet më të mira, në sektorin publik dhe në kompanitë private, rrallëherë zihen me meritë.

Gjithçka varet nga kë njihni, lidhjet tuaja politike apo pagesat e korruptive.

Sistemi u shuan shpresën të rinjve. Vret shpirtin e tyre. Kjo është e dukshme nga numri i madh i të rinjve ambiciozë që emigrojnë drejt Britanisë, jo vetëm me varka, por me anë të vizave studentore.

Familjet i largojnë nga shkolla djemtë e rinj të zotë në moshën 14, 15 ose 16 vjeç dhe i dërgojnë fillikat në Britani, duke e ditur se ligji e pengon dëbimin e të miturve-tha ai. Ndërsa punonte për këshillin e Brent, ai ka parë pa se si ata depërtonin në rrjetën e kriminalitetit.

Kur e pyeta z. Krashi nëse kryeministri të cilit i shërben kishte të drejtë që fajësoi politikat e dështuara të azilit britanik për krizën e migracionit shqiptar, siç bëri javën e kaluar, ai u përgjigj pa mëdyshje: ‘Jo. Dështimi kryesor është nga ne. Ne po humbasim, të rinjtë tanë.’

Ndonëse me vonesë, administrata Rama të paktën po bën një shfaqje për të ndaluar kalbësinë në thelbin e shoqërisë shqiptare.

Sado e pabesueshme që të duket, mësuesit këtu nuk kanë nevojë për kualifikime profesionale për të punuar në shkolla. Tani e tutje kjo me sa duket kjo do të ndryshojë.

Ndërkohë, ka pasur një represion të dallueshëm ndaj korrupsionit endemik në sektorin e shëndetësisë publike.

Që nga rënia e komunizmit (dhe ndoshta më parë) është pranuar në praktikë që mjekët të paguhen dhe të marrin ryshfet për trajtim të favorshëm.

Radhët e operimit mund të kalohen dhe standardet më të mira të kujdesit mund të merren duke futur  disa mijëra lekë në xhepin e palltos së bardhë të një specialisti.

Dy muaj më parë, autoritetet ngritën një reng për të treguar se këto praktika nuk do të toleroheshin më. Teksa anestezisti Fitim Marku merrte ryshfet, ‘pacienti’ i tij u zbulua se ishte polic i fshehtë dhe e arrestoi.

Të indinjuar se u zgjodh të bëhej shembull njëri prej kolegëve të tyre me pagë shumë të vogël (Marku ndoshta fitonte rreth 500 £ në muaj), ndërsa politikanët i fshijnë milionat pa u ndëshkuar, mjekët në të gjithë vendin po e mbështesin atë.

Në universitetin e mjekësisë së Tiranës, brezi i ardhshëm i mjekëve shqiptarë është edhe më i vendosur për të ushtruar profesionin jashtë vendit. Në të vërtetë, më shumë se 3,000 mjekë shqiptarë dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë janë punësuar sipas një skeme rekrutimi të shpejtë në Gjermani, dhe e njëjta gjë mund të ndodhte edhe këtu, nëse NHS do të lehtësonte kërkesat e saj.

Nëse kjo ndodh, humbja e Shqipërisë do të ishte fitim i Britanisë. E njëjta gjë mund të thuhet për shumë nga të rinjtë dhe të rejat e mprehta dhe miqësore që takova.

Ata janë shumë larg imazhit stereotipik të emigrantëve shqiptarë, një imazh i nxitur nga pakica e vogël e të padëshiruarve që mbërrin me gomone.

Megjithatë, sigurisht që rrjedhja e talenteve duhet të ndalohet. Nëse jo, nuk do të mbetet askush me vullnetin apo zgjuarsinë për të rindërtuar këtë vend të bukur dhe rënia e Shqipërisë do të jetë e pashmangshme.

Nga i derguari ne Shqiperi i Dally Mail, David Jones/ Lapsi.al

 



2 Comments

  1. Sikur nuk ma zuri syri në artikull synimin djallëzor të klikës në pushtet – shpopullimin e plotë të vendit. Pjesë e së cilës është bërë edhe vetë Perëndimi.

    Edhe t’i mbani me shëndet emigrantët në Britani e perëndim! Do korrësh çfar të mbjellësh.

  2. Eshte me te vertete shume e trishte. U largova para nje viti nga Shqiperia, e fyer nga nje ministre qe nuk pranonte JO. Sigurisht nuk kisha ndermend qe me firmen time, ajo te bente favore elektorale dhe une te perfundoja dyerve te prokurorise. Me dhemb ne shpirt qe jam larguar, por atje nuk te lejojne asnje zgjidhje dhe zgjedhje. Ky do te jete fati i atij vendi, braktisja. Po kujt i intereson. Atij qe e drejton jo e jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *