• |
ide | kryesore

Shqipëria nën ujë, situatë kritike edhe për dy ditët e ardhshme

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Prej dy ditësh Shqipëria vijon të përballet me përmbytjet nga reshjet intensive të shiut. Situata paraqitet më problematike në qarkun Shkodër dhe Lezhë. Gjatë ditës së sotme uji është tërhequr nga rruga nacionale, te ura e re e Bahçallëkut dhe pranë Harkut të Bërdicës, duke lejuar qarkullimin e lirë të automjeteve, por gjendja është ende kritike.

“Ka prani uji në rreth 4356 ha sipërfaqe, ku tërheqja bëhet më ngadalë, por situata po monitorohet me vëmendje”, thuhet në një njoftim të mbrëmjes së sotme nga Ministria e Mbrojtjes. Dëme të shumta raportohen edhe në infrastrukturë. Ura e vjetër e Bahçallëkut në Shkodë, e shpallur monument kulture, u shemb ndërsa uji rrethoi edhe Xhaminë e Plumbit.

 Evakuimet

Forcat e ushtrisë kanë ndërhyrë që prej pasdites së djeshme për evakuimet e domosdoshme dhe deri më tani raportohet se janë evakuuar rreth 318 banorë, të cilët janë strehuar në konvikte të qytetit të Shkodrës. Po kështu është kryer evakuimi edhe i disa dhjetëra krerëve bagëti. Në Bashkinë Lezhë zonat më të prekura janë njësitë Dajc, Blinisht, Balldren, ku po punohet për largimin e ujit nga 24 banesa. Krahasuar me Shkodrën në Lezhë gjendja është disi më stabël, por duke parë parashikimet në orët në vijim për reshje intensive, situata është emergjente. Në monitorim sa i përket nivelit të ujit mbahen lumenjtë, Drin, Gjadër dhe Erzen. E normalizuar paraqitet situata në Durrës, Kukës, Dibër.

Viktima 

Babë e bir humbën jetën të dielën në “Grykë Lugje”kur uji i lumit rrëmbeu një automjet dhe ku udhëtonte Pjetër Rrushaj, 50 vjeç dhe i biri 13-vjeçar. Vajza e familjes që ishte në makinë arriti të dilte nga makina dhe u shpëtua nga fshatarë të zonës. Trupat e pajetë u gjetën vetëm pas 16 orë kërkimesh prej polumbarëve të RENEA-s.

Akuzat e opozitës

Politizimi nuk ka munguar as kësaj radhe. Teksa Edi Rama ka qëndruar në zyrë, Sali Berisha kishte shkuar sot në Shkodër nga ku hodhi akuza për qeverinë dhe ministren Belinda Balluku, që sipas tij hapi portat e HEC-eve nga keqmenaxhimi dhe përmbyti zonën e nën Shkodrës. Po kështu akuzat për qeverinë lidhen edhe me prodhimin dhe shitjen e energjisë elektrike në këtë situatë. Teksa Rama qëndroi në zyrë, në terren kishte mobilizuar ministrat e tij për të treguar se shteti është në këmbë e po funksionon.

Parashikimi i motit

Edhe përgjatë ditës së martë parashikohen stuhi shiu në të gjithë territorin, ku më të theksuara o të jenë në veri dhe verilindje të vendit. Dita e martë pritet të sjellë gjithashtu sërish reshje dëbore në zonat malore, ndërkohë që nuk do të mungojë as era e fortë. Gjithashtu ditën e martë parashikohet edhe rënia e mëtejshme e temperaturave, ku parashikohet të zbresin deri në -3 gradë celcius./ ©LAPSI.al



12 Comments

    1. bythqirat argjentinas shesin ndeshjen
      bythqirat e tvsh bejne analizen e “humbjes”

      po thoni o kurva qe ndeshja u shit dhe keni thene te verteten

      1. Nga argjentinasit cfare s’pret. Jane te paskrupullt.

        I vetmi vend ne historine moderne qe shkoi ne default dhe s’i plasi kari.

        E ka mallkuar e majta!

  1. që është tallëse dhe ironike në këtë histori është vajtja e Sali Berishës në Shkodër. Kjo sepse në kohën kur qeveriste ai, shkodranët nuk morën kurrë as dëmshpërblime, as investime që parandalonin sadopak përmbytjet. E pikërisht ai që i ka lënë para 10 vitesh në ujë, sot shkon e bën ‘polubmarin’ politik, duke marrë me vete edhe kryebashkiakun i cili duhet të ishte në krye të punëve.Cecene e shpellkare nxitoni dhe shkonini nga mbrapa ta ndihmoni se po e mer uje perpara,cfare do beni ju pa spiunin komunist salih metaj berisha

    1. Akoma me ironike dhe tallese eshte se qeveria ka 10 vjet qe “perpiqet” duke “investuar”shuma marramendese dhe se ka nxjer dot Shkodren nga uji.

  2. Ktheni pronat e sekuestruara nga komunizmi. Pronaret kane te drejte ti gezojne. Tjerat jane tafti bafti politike kot.

  3. “Shikoni si është bërë lumi i Shalës, para 10 vitesh nuk fliste kush për të . Sot është bërë një yll në turizëm. Kështu është kudo”, tha Berisha.

    “Ja një rast kur njeriu harron ça kohe është dhe lavdëron kundërshtarin që ka zhvilluar turizmin këto 10 vjet”

  4. këta të opozitës duan pushtet për vete; pushtetin e presin vetëm nga e keqja, nga varfëria, nga rrënimi i vendit. Ëndrra e tmerrshme: Sikur njerëzit të mbeten pa bukë e pa ujë…, të bjerë një murtajë që të shtrihen rrugëve…, të sulen për vdekje kundër njëri- tjetrit si në vitin 1997…

  5. Rama eshte per tu larguar me peshtyma dhe gure por e tmerrshmja eshte se alternativa na serviren mashtruesi patologjik non grata dhe Ilir spiun floriri. Tmerr i modh

  6. Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 23.11.2022, ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

    • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00, shënon kuotën 7.90m, (kuota e matur sipas orës 07.00).(Kuota max 8.70 m).

    • Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00, shënon kuotën 5.65 m, (kuota e matur sipas ores 07.00). (Kuota max 7.50 m).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *