• |
ide | kryesore

Shteti në ajër/ Në 2 ditë u blenë 76 bileta avioni nga administrata

-Instant, Lajme, Të fundit
bileta



Vetëm në dy ditë, 25 institucione të vendit kanë bërë 27 prokurime duke u blerë 76 bileta për udhëtime jashtë vendit. Në datën 18 nëntor janë shpallur plot 22 prokurime për blerje biletash me destinacione të ndryshme. Në një kohë kur qytetarët po përballen me rritjen e kostove të jetesës për shkak të krizave të njëpasnjëshme, administrata nuk kursehet në udhëtimet jashtë vendit.

Në vetëm 2 ditë, 25 institucione të vendit kanë hapur prokurime për biletave për udhëtime jashtë vendit dhe në total pritet të blihen 76 bileta. Vetëm në datën 18 nëntor janë bërë 22 prokurime për bileta udhëtimi me destinacione të ndryshme, si në Belgjikë, Greqi, Itali, Francë, Gjermani, Bullgari, Rumani, Marok dhe Armeni.

Ndërsa në datën 21 nëntor, deri në mesditë u hapën 5 tendera për fluturime me destinacione Belgjikë, Holandë, Austri dhe Spanjë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Prokurimit Publik, destinacioni më i kërkuar nga administrata është inenerari Tiranë-Belgjikë-Tiranë me 11 fluturime në total.
Destinacioni i dytë që është kërkuar është Italia, e më pas Armenia dhe Greqia. Në të gjitha prokurimet nuk janë specifikuar se sa do jetë kostoja për blerjes së biletave, pasi përllogaritet vetëm pas ofertave.

Por nëse i referohemi prokurimeve të mëparshme, një biletë avioni pa akomodim në hotel fillon nga 20 mijë lekë të reja. Nëse 76 bileta do t’i llogarisim vetëm me çmimin minimal, kjo do të thotë se nga taksat e qytetarëve do të shkojnë mijëra euro për udhëtime të administratës. /Ora News



17 Comments

      1. Pertej shakave, lajmi eshte ku rrafsha mos u vrafsha sepse nuk ka rendesi nese prokurimet jane bere per 2 dite apo per 2 ore. E rendesishme eshte te kuptohet ne cfare periudhe do te konsumohen fluturimet dhe nga sa zyrtare.

        Ama nje informacion i shpeton lajmit pa dashje: prokurimet jane per 25 institucione, cfare do te thote mesatarisht me pak se 3 fluturime per institucion per nje periudhe te pacilesuar.

        Pra, shume zhurme per asgje…

        Problemi eshte qe kur bertet “ujku ujku” kot, njerezit nuk do te te besojne kur ta kesh seriozisht.

      2. PS: Qe ta kuptosh thjesht fare: ky lajm eshte spin off i lajmit te charterave te Rames, per te mbeshtet narrativen: qeveria abuzuese me fondet publike.

        Keta nuk arrijne ende ta kuptojne qe elektorati gri ka tru qe per koincidence edhe ai quhet mase gri.

        1. O Jorgo o pidhmotre . o hajdut i taksave te popullit te varfer shqipetare. o te qifsha listen , pragun e pemen biologjike te far e fisi .6

          1. He mo boshnjaku nga Shijaku! C’kemi? Ca behet andej nga Bosnja?

            Po bibilushi a te eshte rritur nje cik apo jo?!

      1. Ca ka cinike aty? S’eshte faji im qe ti propaganden e gelltit si i babezitur pa i kuptuar perberesit.

  1. Ngaqe satelitet s’kan ardh skoma, ngjitet qeveria per te pa ujin nga lart

    Qeveri e mençme apo jo jorgaqi ???!!

    1. Po ky eshte lider global, nuk do merret me ceshtje permbytjesh ne Shqiperi. Kalibri i liderit tone eshte i permasave globale.

  2. Pse ore Jorgo, e harrove qe jane paguar 22 milione euro fluturime te Rames?!

    Ka kohe qe Shqiperia qeveriset nga avioni ne hava, firmat i hedhin zv. Kryeministrat ose Ministrat dhe si per te mbledhur rripin, kur vjen KM, i hedh, ca te tjera “fap e fap”, sic deklaroi vete.

    Edhe Dritan Abazovici tund kreshpen e thote se “asht ma i miri”, si Jorgua.

  3. Pse blejne bileta keta kur kane çarterin ne dispozicione dhe qe ju kushton shuuuuume pak ? Tirane – Telaviv ikje ardhje kushtoi 20000 leke te vjetra . Mos beni harxhime kot o te mavjosur .

  4. E bejne qe te punojne edhe me 26-29 Nentor, meqe ketu eshte pushim dhe nuk i lejojne te punojne, do vene ta bejne ne Belgjike
    Jorgo Endri Pallikaris, nese do ishin aktivitete te planifikuara do ishin prere biletat kohe me pare. Blerja ne minute te fundit do te thote me shtrenjte dhe per qejf, Dhe kur behet me leket tona sigurisht qe na shqeteson, sepse nderkohe ne spitalet shteterore kane marre urdher te ulin volumin e punes se ska leke per ilace. Por ty nuk te intereson, rendesi ka qe lideri jot suprem te mos preket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *