• |
ide | kryesore

Situata në veri/ Haradinaj: Të mblidhet urgjent Kuvendi i Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Haradinaj



Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të tërhiqet nga vendimi për targat deri në arritjen e marrëveshjes me Serbinë. Po ashtu, me atë një postimi në rrjetin e social në Facebook, Ramush Haradinaj kërkoi një mbledhje urgjente të Kuvendit të Kosovës.

“I bëj thirrje Kryeministrit ta pezullojë zbatimin e vendimit për targat deri në arritjen e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë. I bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit që urgjentisht ta thërrasë Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme, që të miratohet Rezoluta e propozuar prej AAK, për tejkalimin e situates së krijuar.

Po ashtu i kërkoj Presidentes të marrë rol aktiv në qetësimin e situatës dhe në kapërcimin e ngërçit të krijuar. I ftoj të gjithë qytetarët serb që të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të mos bien pre e kalkulimeve politike të regjimit në Beograd. Është momenti i fundit që qeveritë në Beograd e në Prishtinë, të ulen e të bien në ujdi për marrëveshjen e paqes për njohje, e të heqin dorë nga veprimet që rrezikojnë jetët e njerëzve!,” – shkruan Haradinaj.

Sot, nuk është arritur asnjë dakordësi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit Serb, Aleksandër Vuçiç për çështjen e targave. Kryedipolmati i Bashkimit Evropian Josep Borrell, tha se një propozim i tyre ishte pranuar vetëm nga Vuçiç, por ishte kundërshtuar nga Kurti. Vuçiç, tha se në bisedimet me Kurtin nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Nga ana tjetër, Kurti tha se propozimi i Bashkimit Evropian për çështjen e targave ilegale serbe ka qenë i papranueshëm. Borell, deklaroi se dy krerët e dy vendeve mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e negociatave si dhe për çdo përshkallëzim të situatës në Veri të Kosovës.

LEXO EDHE: Kreu i NATO-s: I zhgënjyer nga dështimi i takimit Kurti – Vuçiç



13 Comments

  1. Ky Ramushi ja fut kit ose di te fitoje kredo oolitike tani qe eshte opozite. Taksen 100% e harroi ky se si iu lut Makron dhe Merkel?

  2. Po sigurisht qe ja fut kot Ramushi se sa te kemi Kurtin me shpate dhe mburoje nuk ka rendesi nese Qeveria e Kosoves ben si kar-derre dhe peshtyn mbi pjaten ku ha, (EU + USA).

    Nejse te shohim si do te evoluoje situata dhe cfare fshihet pas levizjeve te Kurtit, nese fshihet ndonje gje, sepse mund te jete edhe karllik i paster.

  3. Nuk duket karllik, por vendosmeri. Kosova dhe Shqiperia duhet te luak me politiken e Faktit te Kryer si Izraeli. Haradinaj nuk besoj se eshte shume i thelle ne ate cfare kerkon nga Kurti.

    1. Si ta bejne faktin e kryer ?
      Ne veri te kosoves funksjonojne organet qeverisese paralele. Ky eshte fakt i kryer ( nga serbet). Ne luginen e Presheves dhe Medvegjes, po largohen shqiptaret , Ky eshte fakt i kryer. Neser serbet do ta formojne vete bashkimin e komunave me shumice serbe. Ky do te jete fakt i kryer.
      Hesapet me Serbine duhej te ishin ndare kur na u dha rasti te shkembenim teritoret me kushtin kryesor njohjen reciproke .
      Tani do dalin patriotet dhe do me thone , tokat e babait do shkembesh ?
      Epo rrini atehere me sherr dhe shamata tere jeten.

      1. Mua me pelqeu nje interpretim i M. Bazes per cfare po ndodh tani: mund te jete qe Albini ka ngecur ne rrjeten qe ka thurur vete, dmth. ne ate cfare i ka servirur elektoratit dhe kjo levizje mund te jete shume kunder-produktive per interesin e Kosoves.

        Gjithsesi le te shohim…

        1. Nuk po kuptoj cfare kerkojne Opozita ne Kosove .Kurti duhet perkrahur qe po i qendron presionit te Serbise dhe atij te huaj qe duan ta mbyllin sherin ne rajon vetem duke I lejuar Serbise cfardo qe do ne dem te Kosoves.A jane kaq injorante? Nese nuk duan Kosove e pavarur le te terhiqen trupat qe kane e Serbia brenda 24 ore e merr prape Kosoven ( bile pa i kerkuar ndihme vellait te Ballkanit te hapur)

      2. PS: gjithsesi demokracia ne Kosove duket se funksionon keshtu qe nese Kurti ka vepruar keq do te ndeshkohet nga zgjedhesit dhe do t’i hapet rruge zgjidhjes se ngercit ne nje menyre ndryshe.

    2. Harron te konsiderosh nje faktor te vogel, te vogel fare ne kete krahasim: ushtrine dhe teknologjine ushtarake te Izraelit qe ka treguar disa here qe perballon te gjitha vendet Arabe te mara bashke.

      1. Pallkaris, historia e Izraelit nuk fillon sot qe dole ti nga veza.
        Fillon me 1948 kur ata skishin as breke ne bythe, e megjithate nuk leshuan pe kurre.

        1. Ata nuk leshuan pe se kishin pas shpine USA , UK dhe Francen. Fuqite me te medha te asaj kohe. USA ju dha ushtrine, UK ju dha sherbimin sekret dhe trupat speciale , Franca ju dha bomben atomike ( me preteksin qe izraelitet ja u vodhen ate) . Dhe ajo qe esthe me e rendesishmja , tere cifutet e botes derguan mjete financiare shume te medha per ndertimin e shtetit te izraelit.
          Pse cfar kujton ti qe tere ato armatime qe dergon USA ne izrael cdo vit jane blere me para te amerikaneve ?
          Jo mor vlla jane parate e lobit me te madh , te fuqishem dhe te pasur ne bote , atij izraelit qe kanalizohen si ndihma shteterore te SHBA .
          Pa kete mbeshtetje kolosale dhe izraelitet do leshonin pe ndaj arabeve.

  4. Mjaftoi qe Nastradini te ngulte nje gozhde (targat) ne shtepine e tjetrit, se duke trokitur ne dere ore e pa ore “qe te varte pallton” ia merziti shtepine te zotit, i cili u ngrit e iku.

    Kjo eshte historia e targave ne veri te Kosoves qe Beogradi luan Nastradinin, Borrel ben sikur nuk e di dhe Haradinaj synon qe Kurti te ngrihet nga posti e te ike.

    Perse ky rebus?! Thjesht per te shkeputur Mitrovicen e per t’ia dhene serbeve.

    Ata shqiptare qe kane rrenjet atje e dine prej dekadash kete histori, por kreret e opozites ne Kosove i kane shtepite larg nga Mitrovica.

    1. Mos shik targat si nje gozhde ne shtepine e Kosoves, por shiko tere veriun e saj si nje tra ne catine e saj.
      Serbia gjate gjithe kohes do ta perdori poupllaten serbe ne kosove per destabilizim .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *