• |
ide | kryesore

Sulm me raketa në Turqi, deri më tani tre të vdekur dhe gjashtë të plagosur

-Instant, Lajme, Planet



Një sulm me raketa ka ndodhur këtë të hënë në Turqi. Të paktën tre persona kanë mbetur të vrarë. Sipas mediave vendase sulmi terrorist i ndodhur në lagjen Karkamış të Gaziantep është shkaktuar nga Partia e Punëtore e Kurdistanit/ Njësitë e Mbrojtjes së Popullit në rajonin Ayn El Arab të Sirisë.
Lidhur me sulmin, ministri i Brendshëm Süleyman Soylu tregoi për gjendjen e situatës dhe viktimat.

“Tre qytetarë tanë humbën jetën. Njëri prej tyre është një fëmijë dhe një mësues. Zoti na mëshiroftë. Kemi njerëz të lënduar dhe ata po vazhdojnë trajtimin e tyre në spitalet”, tha ai.

Deri më tani raportohet për pesë predha raketash që godiotën vendbanimet. Si pasojë e shpërthimeve humbën jetën tre qytetarë (nxënës dhe mësues) dhe u plagosën gjashtë, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *