• |
ide | kryesore

Vijon moti i keq, bora zbardh Vermoshin dhe Thethin

-Instant, Lajme, Të fundit



Që nga nata e së shtunës vendi është përfshirë nga moti i keq. Në një njoftim të fundit Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në aksin Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore. Sipas ARRSH-së, bora e parë u shënua në Qafë Thore.

Njoftimi:

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin. Në aksin Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore. Po punohet për pastrimin.
Për momentin në aksin Shkodër-Lezhë në pikën Harku i Bedicës, vazhdon devijimi i makinave në rrugën e Gurit të Zi dhe në Dedaj-Bogë vazhdon devijimi për në rrugën alternative. Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *