• |
ide | kryesore

Bombardimet në Siri dhe Irak, Rusia i bën thirrje Turqisë të vetëpërmbahet

-Instant, Lajme, Të fundit



Moska i ka bërë thirrje Ankarasë të vetëpërmbahet nga përdorimi i forcës ushtarake në Siri, duke theksuar se duhet një zgjidhje paqësore për çështjen kurde.

Qeveria ruse do të punojë me partnerët e saj për të zgjidhur konfliktin,  tha Aleksandër Lavrentiev, i dërguari special i Rusisë për luftën në Siri.

Deklarata vjen pasi forcat e armatosura turke nisën bombardimet kundër forcave kurde në Sirinë veriore dhe Irakun verior dhe një ditë pas kërcënimit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të urdhëruar një operacion të ri tokësor në shkallë të gjerë në territorin sirian.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kishte kërcënuar se do të niste nga maji një operacion të ri ushtarak në shkallë të gjerë në veri të Sirisë dhe bombardimin e 13 nëntorit në rrugën Istiklal në zemër të Stambollit, për të cilin Ankaraja fajësoi PKK-në dhe YPG-në.

Të dy organizatat mohuan çdo përfshirje në shpërthimin e bombës në Stamboll që shkaktoi 6 viktima dhe 81 mbetën të plagosur.



2 Comments

  1. Erdogan angazhohet per bisedime Rusi-Ukraine, kurse i derguari i Putinit ne Siri angazhohet te qetesoje Erdoganin per sulmet ne Irak e Siri ne emer te antiterrorizmit.

    Pas sulmit rus ne Ukraine, te gjithe po provojne armatimin e tyre e po lozin me vatra lufte. Eshte hapur Kutia e Pandores….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *