• |
ide | kryesore

Danimarka nuk mund të gabojë në debutim: Hjulmand i beson Eriksen ndaj Tunizisë

-Instant, Sport



Danimarka dhe Tunizia e nisin fushatën e tyre të Kupës së Botës 2022 FIFA, kur të zbresin në fushë ballë për ballë në stadiumin Education City. Të dy kombëtaret do të kërkojnë të fitojnë një avantazh të hershëm në Grupin D. Tre pikë që do t’i vlejnë përpara se rivalët e grupit, Franca dhe Australia, të përballen më vonë gjatë ditës.

DANIMARKA

Danimarka përfundoi me rekordin më të mirë të mbrojtjes në kualifikueset e Kupës së Botës, ku pësuan vetëm tre gola në 10 ndeshje. E Hjulmand shpreson për një tjetër shfaqje të klasit difensiv nga skuadra e tij në Katar. 50-vjeçari është i orientuar të zgjedhë një mbrojtje me katër. Daniel Wass, Joachim Andersen, lojtari i Barcelonës Andreas Christensen dhe mbrojtësi i krahut Joakim Maehle do të jenë diga para veteranit Kasper Schmeichel në portë. Nënshkrimi i verës së Manchester United, Christian Eriksen, si gjithnjë do të jetë në kabinën e regjisë. Fantazisti është i treti në listën e paraqitjeve të të gjitha kohërave të Danimarkës me 117 paraqitje. Në krah të tij do të jenë Thomas Delaney dhe lojtari i Tottenhamit, Pierre-Emile Hojbjerg. Eriksen ka shënuar 39 gola për danezët dhe duhet të jetë një kërcënim shtesë në sulm. Tekniku ka favoritë për repartin e avancuar Kasparov Dolberg, Mikkel Damsgaard dhe Andreas Skov Olsen, i cili është përfshirë në nëntë gola në ligën belge këtë sezon.

TUNIZIA

Tunizia ka emëruar 26 lojtarë për të përfaqësuar kombin në Katar. Në listën e tyre janë përfshirë edhe mbrojtësi i Lorient Montassar Talbi, Youssef Msakni, i cili ka shënuar 17 gola ndërkombëtarë dhe i riu i Manchester United, Hannibal Mejbri. Megjithatë, skuadra e Carthage Eagles udhëhiqet nga sulmuesi Wahbi Khazri. 31-vjeçari është i dyti në tabelën e golashënuesve të Tunizisë me 24 gola në 72 paraqitje. Lojtari i Montpellierit do të kryesojë sulmin të martën së bashku me Msakni dhe 21-vjeçarin Anis Ben Slimane. Një prapavijë me katër për teknikun tunizian, që do t’i besojë Mohamed Drager, Montassar Talbi, Dylan Bronn Ali Abdi. Në portë është i sigurtë Aymen Dahmen.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Danimarkës:

Schmeichel; Wass, Andersen, Christensen, Maehle; Delaney, Eriksen, Emile Hojbjerg; Olsen, Dolberg, Damsgaard

Formacioni i mundshëm i Tunizisë:

Dahmen; Drager, Talbi, Bronn, Abdi; Skhiri, Chaaleli, Laidouni; Slimane, Msakni, KhazriCi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *