• |
ide | kryesore

Eksperti amerikan: Kurti po i përdor targat për diçka tjetër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
amerikan



Analisti amerikan Charles Kupchan thotë se gjendja e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë është e serioze dhe ekziston rreziku për dhunë dhe bllokim të mëtejshëm. Studiuesi i Këshillit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë i tha të martën Zërit të Amerikës se BE dhe SHBA kanë të drejtë që janë të shqetësuara, por shtoi se trysnia duhet të mbahet ndaj të dyja palëve.

“Situata është mjaft e tensionuar tani, në kuptimin që jemi kemi arritur në një ngërç dhe qeveria e Kosovës ka rënë dakord për një shtyrje vetëm 48 orëshe dhe ekziston mundësia që të rikthehemi në një pikë ku ringjallet rreziku për dhunë”, tha ai duke iu referuar shtyrjes që qeveria e Kosovës pranoi për zbatimin e vendosjes së gjobave për targat e makinave në Veri, pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara.

Zoti Kupchan mendon se qëndrimet e të dyja palëve kanë merita.

“Nga njëra anë, një ndryshim i status-quosë mund të trondisë një ekuilibër delikat dhe të krijojë kushte për dhunë. Nga ana tjetër, kryeministri Kurti ka të drejtë kur thotë se pala serbe duhet të angazhohet në një dialog të sinqertë për normalizimin. Unë mendoj se Kurti po e përdor çështjen e targave të makinave si një mënyrë për ta detyruar Serbinë që të merret me çështjet më madhore”, thotë zoti Kupchan.

Ai shton se se është e qartë që situata është e tensionuar dhe se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë që janë të shqetësuara për pasojat e mundshme.

LEXO EDHE: Franca thirrje Kosovës të pranojë propozimin e BE-së për targat

“Mendoj që SHBA dhe BE duhet ta mbajnë trysninë ndaj të dyja palëve dhe mesazhi ndaj Beogradit duhet të jetë që të angazhohet në një dialog të sinqertë me Kosovën për normalizim dhe rrjedhimisht njohje të saj. Nga ana tjetër mendoj se duke pasur parasysh mundësinë e dhunës, duke qenë se situata është e rrezikshme, trysnia ndaj Kosovës është e kuptueshme, meqenëse vazhdimi i planit për zbatimin e vendimit për targat e makinave, mund të trondisë status-quonë”, – tha ai.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price tha të hënën në mbrëmje, pasi takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç i ndërmjetësuar nga shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dështoi, se të dyja palët “duhet të bëjnë lëshime për të siguruar që të mos rrezikohen dekada të paqes së fituar me vështirësi në një rajon të brishtë”.

Zoti Kupchan bie dakord se bisedimet janë rruga më e mirë.

“Mendoj se rezultati më i mirë do të ishte që Beogradi të bjerë dakord të ulet në tryezë në drejtim të përparimit drejt një marrëveshjeje përfundimtare. Përndryshe do të jemi në një situatë të bllokuar”, tha ai. /VOA



3 Comments

  1. Mire thua ti po ça thotë Frronsa
    Frronsa i drejtohet kurtit
    I thotë ti mos u bëj zot shpie në shtëpinë tënde.

  2. Interpretim interesant.
    Kur them “le te presim per te pare si do evoluoje situata” kam parasysh pikerisht skenare si ky.

  3. ZOTI MADHERISHEM KRIJOJ GJITHCKA TE FUNKSIONOJN MREKULLISHT SIPAS VULLNETIT TIJE.TANI PER NE NJERZIT MBETET PER TE ZGJELLUR ZGJILLJET E PROBLEMEVE SIPAS INTERESIT DHE SHKATRROHEMI OSE SIPAS VULLNETIT ZOTIT DHE SHPETOJMEDHE PER KET thotë:

    Cdo mendim fjal a veprim I PADREJTE eshte KRIJUAR te deshtojn PERPARA se ne si NJEREZ te FILLON JETEN ne ket planet SHTEPIN e PERBASHKET token.sikurse eshte KRIJUAR e kunderta e drejta MIRA te ket sukses .gjithcka we zhvillohet zhvillohet me MAS dhe kur tejkalohet .TE gjith duhet PREGATITEMI per ate cfar KRIJUESI SAJ ka pregatitje per te.tashme askush SMUND tja hellin ASKUJT.ne asnje menyr dhe asnje rrethan .TE gjith po perjetojm.fazen e fundit te ZHVILLIMIT te keqes ne TOK nga projektuesit e SAJ.me GJITHCKA ajo bart me VETE. Kete po e kuptojm te gjith.ceshtja eshte tek analiza vlersimi dhe urtesija .reflektimi per te gjith.qe kjo MAS e keqe e grumbulluar NgA madhkimi per NDESHKIM mbi aktor dhe aktor te tragjedive.do te orientohet tu biem mbi tokat e ATYRE qe I sollen do te lejohen te degjohen planet e tyre te SHPETIMIT tyre .qe mbar me VETE shkatrrimin NJERZOR QE ato te humbin gjurmet dhe SHPETOJN.apo te gjith se bashku do kuptojm domosdoshmerit dhe justifikojme pergjegjsit duke ardhur keshtu te gjith permes vlerave te drejtes hakut ne ekujliber me QARTESI gjalleri SIGURI paqe zgjillje SHPRES shpetim.obsioni 3 ka DOBIN me te madhe se DEMIN per te gjith.ndoll me MEZIN NJERZOR nje transformim real ku pastrohet shpirti dhe disiplinohet egoja.triumfon e MIRA mbi te KEQEN tek SEJCILI brenda VETES se vet dhe perball njeri tjetrit.duke e kthyer armikun ne mik.luften ne paqe URREJTJEN ne dashuri.problemet ne zgjillje e keshtu me rradh.I MADHI ZOT PER CDO PERIULL ZHVILLIMI ME KRIJIM DHE UDHEZIM JU KA MUNDESUAR ZGJILLJET DHE SHPETIM PER TE GJITH PER NEVOJAT QE KAN ME DREJTESI HAK ME PERJASHTIM TE ATYRE QE NUK DUAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *