• |
ide | kryesore

FOTO/ Messi bëhet meme pas dështimit me Arabinë: Ronaldo qesh, SpongeBob habitet Maradona mallkon nga qielli

-Instant, Sport
meme



Argjentina, pretendete për titullin botëror, u bë qesharake pas debutimit. Messi e të tjerët dështuan në mënyrë sensacionale përballë Arabisë Saudite. E tani sulmuesi i PSG-së u bë meme virale në mbarë globin, me përdoruesit që gjetën krahasimet më spektakolare, deri te habia e SpongeBob.

I pari që mund të qeshte ishte sigurisht Cristiano Ronaldo. Foto e portugezit duke qeshur me rezultatin 1-2 nuk mund të mungonte. Por fantazia për të tallur dështimin e Argjentinës nuk mjaftohet me kaq. Maradona duhet të jetë dridhur në qiell duke parë cfarë ndodhi me Argjentinën e tij të dashur. Atëherë një mallkim mbi Messin e të tjerët nga Pibe de Oro vjen nga përtej. Në fund edhe SpongeBob, personazhi i famshëm i filmave të animuar dhe miku i tij Patrick, janë habitur nga rezultati.

Lexo më tej: Video/ Argjentina dështon bujshëm në debutim: Messi e të tjerët e pësojnë keq nga Arabia Saudite

MEMET MË SPEKTAKOLARE



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *