• |
ide | kryesore

Kurti i “bindet” SHBA-së, shtyn me 48 orë nisjen e gjobave për targat

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Albin Kurti, ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës. Vendimin e ka marrë pas kërkesës së SHBA-së. Kurti ka falënderuar ambasadorin Hovenier për përkushtimin ndaj procesit të dialogut.

“Unë e pranoj kërkesën e tij për shtyrje prej 48 orë të fillimit të gjobitjes për targa ilegale ‘KM’ (dhe tjera). Jam i lumtur të punoj me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kurti në Tëitter.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës shtyrje 48-orëshe të vendimit për shqiptimin e gjobave, për t’i lejuar zyrtarët evropianë dhe ata amerikanë që të angazhohen me Kosovën dhe Serbinë për të gjetur zgjidhje për këtë çështje.

Pas kësaj, Kurti ka thënë se është i gatshëm të punojë me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur zgjidhje në dy ditët e ardhshme. Ndryshe, gjatë takimit të së hënës në Bruksel, Kosova ka propozuar që të pezullojë fazat e mëtutjeshme që kanë të bëjë me targat, në këmbim që Serbia më të mos lëshojë targa ilegale me akronime të qyteteve të Kosovës.

E po ashtu BE-ja të fillojë procesin e bisedimeve për propozimin e fundit të mbështetur nga Gjermania dhe Franca.

Por Bashkimi Evropian e ka hedhur poshtë duke kërkuar që Kosova të mos shqiptojë gjoba për targat ilegale dhe Serbia të mos prodhojë tabela të reja KM.

Propozimi i BE-së është refuzuar nga Kurti, ndërsa është përkrahur nga Vuçiç. / Rel



2 Comments

    1. Putin do te marri njohjen nderkombetare te krimese si pjese e Rusise e sigurte, por ai po lufton te marri dhe Dombasin.
      Pra sado gjak te derdhet nga te dyja krahet , Putin nuk del i humbur nga ajo lufte.
      Ai luajti bllofin dhe e ngriti steken shume lart ( te ndryshonte qeverine ne Kiev) . Por tani ai eshte me realist se kurre, dhe e di shume mire qe lufta do te perfundoje ne nje tavoline bisedimesh se sa ne terren.
      Ideja eshte shume e qarte, ose do njohim Krimene si pjese e teritorit Rus ( ashtu ka qene historikisht) , ose do vazhdojme te derdhim gjak deri sa ukrainasi i fundit te vdesi. Ai tani luften po e ben me shume per Dombasin.
      Ne keto baza behe krahasimin me Kosoven .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *