• |
ide | kryesore

Makina del nga rruga në Fier, plagoset 68-vjeçarja

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident rrugor është shënuar në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në afërsi të fshatit Gorishovë. Shtetasi E. B., 38 vjeç, banues në Drizë, Fier, duke drejtuar mjetin e tij ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar pasagjerja, shtetasja U. B., 68 vjeçe. Ajo ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidenti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *