• |
ide | kryesore

Meksika sfidon Poloninë e Lewandowskit në stadiumin e ndërtuar nga 974 konteinerë

-Instant, Sport



Me Argjentinën favoriten e madhe, Meksika do të përballet me Poloninë në 90 minuta potencialisht të rëndësishme në Grupin C. Në Doha, ndeshja do të luhet në orën 16:00, në Stadiumin 974, i cili është impianti i parë i çmontueshëm në historinë e Kupës së Botës. Stadiumi 974, është i ndërtuar nga 974 konteinerë transporti të ricikluar.

MEKSIKA

Sulmuesi yll i Meksikës, Raul Jimenez, bëri paraqitjen e tij të parë pas tre muajsh të mërkurën. Autori i 29 golave për meksikanët hyri si zëvendësues në humbjen 2-1 ndaj Suedisë në miqësoren para botërorit. 31-vjeçari nuk ka luajtur për Wolverhampton Wanderers që nga gushti, për shkak të një problemi të vazhdueshëm në ijë. Fakti që Jimenez nuk ka minuta në këmbë e bën të pasigurtë vendin e tij në 11-shen startuese kundër Polonisë. Henry Martin është gati ta zëvendësojë dhe pret të udhëheqë linjën nëse Jimenez ulet në pankinë. Meksika megjithatë ka humbur Jesus Corona pak para botërorit. Lojtari është lënë jashtë turneut për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.

POLONIA

Ndërkohë edhe Polonia nuk i ka mirë punët me dëmtimet e vigjiljes. Polakët kanë parë të humbasin Bartlomiej Dragowski, Jacek Goralski dhe Adam Buksa për shkak të dëmtimit. E megjithatë shpresat janë të gjitha te Lewandowski. Sulmuesi i Barcelonës ishte një zëvendësues i papërdorur gjatë fitores 1-0 të Polonisë kundër Kilit, në miqësoren e të mërkurës. Tekniku Michnieëicz preferoi ta mbante hajmalinë e tij të freskët për turneun. Në dyshim edhe Matty Cash i Aston Villa. Lojtari që bëri debutimin e tij ndërkombëtar vetëm një vit më parë vuan akoma nga një dëmtim në sup. Cash aplikoi për një pasaportë polake falë prejardhjes së nënës së tij, por ai përballet me shumë konkurrencë në krahun e djathtë.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Meksikës:

Ochoa; Sanchez, Montes, Moreno, Gallardo; Alvarez, Herrera, Guardado; Lozano, Martin, Vega

Formacioni i mundshëm i Polonisë:

Szczesny; Bednarek, Glik, Kiwior; Bereszynski, Krychowiak, Zielinski, Szymanski, Zalewski; Swiderski, Lewandowski



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *