• |
ide | kryesore

Misteri i zhdukjes në Shqipëri të serverit me miliona të Fatih Ozer

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Fatih Ozer



Gjykata e Elbasanit vendosi pak ditë më parë të ekstradonte turkun Fatih Faruk Ozer. Ai akuzohet për një mashtrim me vlerë rreth 2 miliardë dollarë me kriptomonedhat. Vetë Ozer i mohon akuzat dhe thotë se ato janë të motivuara politikisht. Ozer u arrestua gjatë verës duke pushuar në Dhërmi. Autoritetet turke e kanë hetuar çështjen në vijimësi deria ranë në gjurmë të tij.

Për këtë çështje ka dhënë detaje gazetari turk, Cevheri Guven. Në kanalin e tij në Youtube ai ka dhënë detaje interesante për këtë arrestim. Sipas gazetarit, Ozerit i ka humbur një shumë e madhe parash në momentin e arrestimit. Bëhet fjalë për qindra milionë dollarë që turku i mbante në një server i cili tashmë është zhdukur.

Guven thotë se Turqia nisi një ekip të posaçëm disa muaj më parë për kapjen e Ozerit në Shqipëri. Pas ndjekjes së konstatimit ata njoftuan policinë shqiptare për kryerjen e arrestimit. Fill pas arrestimit, i njëjti ekip i ardhur prej Turqisë kërkoi paratë e vjedhura.

“Këto para nuk iu kthyen turqve. U morën për të shkuar në xhepa të tjera. Në fillim e lanë të vjedhë dhe të mashtrojë. Pastaj shkuan e kapën në Shqipëri. I vodhën paratë që ai kishte vjedhur nga turqit. Tani po e çojnë në Turqi”, – thotë gazetari Cevheri Guven. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Gjykata e Elbasanit vendos ekstradimin drejt Turqisë të Faruk Ozer

Dalin FOTOT/ Ky është bosi turk i kriptomonedhës duke u fshehur në Shqipëri



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *