• |
ide | kryesore

Pa Topin e Artë dhe e sakatuar nga dëmtimet: Franca nis mbrojtjen e titullit me Australinë

-Instant, F1, Sport



Franca e goditur nga dëmtimet nis mbrojtjen e titullit të tyre botëror, kur përballë të ketë Australinë. Ndeshja hapëse e Grupit D të Kupës së Botës, mes dy kombëtareve, do të luhet në stadiumin Al Janoub. Les Bleus e përshkuan të gjithë rrugën në Rusi katër vjet më parë. Situatë e ndryshme për Socceroos, që synojnë t’i japin fund një serie prej tre daljesh të njëpasnjëshme në fazën e grupeve.

FRANCA

Dëmtim pas dëmtimi e prapë pas dëmtimi. Kjo ka qenë tema kryesore për Francën edhe më parë se të nisë topin e parë nga qendra. Kështu ndodhi edhe një ditë para nisjes së Katar 2022. Titujt e të shtunës mbrëma i pushtoi tërheqja nga turneu i Karim Benzema, pas një problemi në kofshë. Topi i Artë sapo ishte kthyer në stërvitje të plotë përkrah Raphael Varane, kur u dëmtua sërish. Deschamps nuk do të zgjedhë një zëvendësues për Benzema. Tekniku e ka ndryshuar listën disa herë, i detyruar të shkëmbejë Presnel Kimpembe dhe Christopher Nkunku për respektivisht Axel Disasi dhe Randal Kolo Muani. Olivier Giroud, Antoine Griezmann, Kylian Mbappe dhe Ousmane Dembele pritet të formojnë kuartetin sulmues në mungesë të Benzema. Nën goditjet e dëmtimeve, me shumë mundësi Varane nuk do të rrezikohet për ndeshjen hapëse. Ibrahima Konate dhe Dayot Upamecano mund të rreshtohen në prapavijën e Gjelave. Deschamps mgjithatë ka pohuar se Varane është i aftë për të filluar, ashtu si edhe Eduardo Camavinga.

AUSTRALIA

Franca nuk është e vetmja që është mallkuar nga dëmtimet. Australia vuan të njëjtën situatë. Sulmuesi i Hibernian, Martin Boyle ka pasur një problem në gju dhe është detyruar të tërhiqet nga skuadra. Marco Tilio ka zëvendësuar 29-vjeçarin. Përvec kësaj, Arnold i ka të gjithë pjesëtarët e skuadrës së tij të gatshëm. Ajdin Hrustic ka punuar normalisht dy ditët e fundit pas shqetësimit muskulor që pati. Mbrojtësi i Stoke City, Harry Souttar, ka pohuar se është gati të paraqitet në ndeshjen hapëse, pavarësisht mungesës evidente të ndeshjeve që nga ndërhyrja kirurgjikale e kryer. Një dilemë për të cilin tekniku i Australisë e ka zgjidhjen. Bailey Wright mund të preferohet prej tij, për ti dhënë mundësinë Souttar të rimarrë forcën.

Lexo më tej: Franca mbetet pa Topin e Artë në sulm, Deschamps: “Ekstremisht i trishtuar për Benzema”

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Francës:

Lloris; Pavard, Upamecano, Konate, Lucas Hernandez; Tchouameni, Rabiot; Dembele, Griezmann, Mbappe; Giroud

Formacioni i mundshëm i Australisë:

Ryan; Atkinson, Wright, Rowles, Behich; Hrustic, Mooy, Irvine; Leckie, Duke, Goodwin



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *