• |
ide | kryesore

Parandalohet ngjarja kriminale në një familje në Pukë, sherr mes babë e bir

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar në një familje në Pukë. Një 34-vjeçar është konfliktuar me babain e tij. Më pas ai ka marrë një pushkë duke rrezikuar jetën e familjarëve të tij.

Policia ka ndërhyrë në kohë duke mos lejuar përshkallëzimin e konfliktit. Mësohet se është vënë në pranga 34-vjeçari me iniciale D.P, banues në fshatin Bugjon, Fushë Arrëz. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë, me fishek në fole, gati për qitje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat i dispononte 34-vjeçari i arrestuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *