• |
ide | kryesore

Pas veriut dëbora e parë “zbardh” edhe Korçën

-Instant, Lajme, Të fundit



Reshjet e para të borës kanë përfshirë ditën e sotme edhe Korçën. Zonat më të larta malore si Mali i Thatë, Mokra dhe fshati Shtyllë janë ‘zbardhur’. Nuk paraqiten problematika për shkak se reshjet e borës kanë qenë jo në formë të dendur.

Edhe fshati turistik i Dardhës mbrëmjen e djeshme është prekur disa minuta nga bora. Temperaturat ditën e sotme shënojnë 9 gradë maksimale dhe 4 minimalja, ndërkohë që ditën e premte pritet që temperaturat të shkojnë nën zero. Nuk ka asnjë problematike nga situata e reshjeve në qark.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *