Një makinë ka marrë flakë në ecje ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Krahës-Memaliaj, në afërsi të fshatit Iliras. Policia bën me dije se është djegur plotësisht automjeti tip “Ford”, i cili drejtohej nga shtetasi N. B., banues në Memaliaj.
Zjarri u shua falë nderhyrjes së shpejtë e forcave zjarrfikëse të Memaliajt. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.