• |
ide | kryesore

Shiu përmbyt Durrësin, 30 familje izolohen brenda pallatit

-Instant, Lajme, Të fundit



Reshjet e dendura të shiut që pushtuan vendin tonë që prej mbrëmjes së të shtunës, 19 nëntor, shkaktuan përmbytje masive në pjesën më të madhe të vendit, me Shkodrën që pësoi dëmet më të mëdha, me qindra hektarë tokë dhe shtëpi të izoluara nga uji.

Ndërsa dy persona babë e bir ndërruan jetë të dielën, pasi makina me të cilën po udhëtonin u mor para nga rrjedha e ujit të përroit të Thatë në Bogë, Malësi e Madhe.

Përmbytjet janë shënuar edhe në Durrës, veçanërisht në zonën e ish-Kënetës dhe në zonën e plazhit.

Mësohet se 30 familje në një pallat në në zonën e plazhit në Durrës janë izoluar, për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *