• |
ide | kryesore

Zbulohet data e publikimit e dokumentarit të Princ Harry dhe Meghan Markle

-Instant, Paparazzi, Slider



Dokumentarët e shumëpritur të Princit Harry dhe Meghan Markle do të dalin në platformën e transmetimit më 8 dhjetor.

Seriali, i cili do të shfaqë “historinë e dashurisë” të mbretërve, dikur quhej “Chapters”, por çifti besohet se ka ndryshuar mendje. Titulli i ri ende nuk është bërë publik. Javën e kaluar, Page Six zbuloi se Harry dhe Markle, kishin hequr dorë nga regjisori origjinal i projektit, Garrett Bradley. Sipas medias largimi erdhi për shkak të mendimeve të ndryshme dhe në vend të tyre kishin sjellë Liz Garbus.

Ish-aktorja tha për Variety në tetor; “Është mirë të jesh në gjendje t’i besosh dikujt historinë tonë. Një regjisor me përvojë, punën e të cilit e kam admiruar prej kohësh. Kjoedhe nëse do të thotë se mund të mos jetë ashtu siç do ta kishim thënë.”

Seriali ka qenë në qendër të  spekulimeve që kur Duka dhe Dukesha e Sussex nënshkruan një marrëveshje me Netflix dhe filluan xhirimet vitin e kaluar. Drejtuesit e Netflix nuk kanë diskutuar ende për ekzistencën e dokumentit, por Markle foli për këtë në një intervistë me Cut në gusht.

“Pjesa e jetës sime që nuk kam qenë në gjendje ta ndaj. Atë që njerëzit nuk kanë mundur ta shohin, është historia jonë e dashurisë”, tha ajo për revistën. Harry dhe Markle u martuan në maj 2018 dhe mirëpritën djalin Archie dhe vajzën Lilibet në maj 2019 dhe qershor 2021./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/11/03/mbreti-charles-i-lenduar-nga-libri-i-princ-harry/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *