• |
ide | kryesore

Zbulohet misteri i vdekjes së Bruce Lee

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks
bruce lee



Vdekja e Bruce Lee nuk është më një mister. Të paktën sipas një studimi të botuar në numrin e dhjetorit të “Clinical Kidney Journal”. Ajo pretendon se ka zgjidhur misterin rreth zhdukjes së aktorit simbol të filmave të arteve marciale në Hong Kong në korrik 1973. Sipas këtij studimi Bruce Lee u vra në moshën 32-vjeçare nga një “formë specifike e mosfunksionimit të veshkave” . Kjo do të thotë se kishte “pamundësi për të nxjerrë ujë të mjaftueshëm nga trupi”.

Ajo e Bruce Lee është një nga vdekjet që u bë legjendë. Ka shumë përrallë brenda saj. Është folur për vrasje. Edhe për helmim nga mafia kineze. Edhe hakmarrja e një të dashure. Në atë kohë, mjekët konstatuan se shkaku i vdekjes kishte qenë edema cerebrale. Tashmë ky studim i ri konfirmon pjesërisht këtë hipotezë.

Sipas specialistëve spanjollë të veshkave që kryen studimin, Lee ka të ngjarë të ketë vdekur nga hiponatremia. Ky është një përqendrim “anormalisht” i ulët i natriumit në gjak. Ai mund të shkaktohet nga sasia e tepërt e ujit në trup. Klinika e njohur Mayo shpjegoi se natriumi ndihmon në rregullimin e sasisë së ujit që rrethon qelizat dhe gjendet brenda tyre.

“Ne supozojmë se Bruce Lee vdiq nga një formë specifike e mosfunksionimit të veshkave” – shpjegon artikulli në “Clinical Kidney Journal” me titull “Kush e vrau Bruce Lee? Hipoteza e hiponatriemisë”.

Kjo mund të çojë në hiponatremi, edemë cerebrale dhe vdekje brenda disa orësh nëse marrja e tepërt e ujit nuk shoqërohet me ekskretimin e lëngjeve në urinë. Fakti që jemi 60% ujë nuk na mbron nga pasojat potencialisht vdekjeprurëse të pirjes së ujit më shpesh sesa mund të nxjerrin veshkat tona. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *