• |
ide | kryesore

Aksidentoi dhe e braktisi 21-vjeçaren greke në qendër të Selanikut, shqiptare shpallet në kërkim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 33-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga policia greke për aksidentimin e një 21-vjeçareje me makinë. Gjithçka ndodhi pak pas orës 01:00 të së martës.Makina gri e errët që drejtohej prej tij dhe ja kishte huazuar mikut të tij 44 vjeçar përplasi të renë në qendër të Selanikut.

Qytetarët që dëgjuan zhurmën dolën me shpejtësi në rrugë për të parë se çfarë ndodhi, i bërtitën shoferit të ndalonte dhe një prej tyre ndoqi makinën me një motoçikletë, e cila arriti të zhdukej në rrugët e ngushta të zonës.

Në fakt drejtuesi i mjetit në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes është kthyer mbrapsht dhe ka goditur sërish 21-vjeçaren e plagosur rëndë në asfalt. Vajza fatkeqe vazhdon të luftojë për jetën, pasi ndodhet e shtruar në gjendje shumë kritike dhe e intubuar në Repartin e Mjekimit Intensiv të spitalit Papageorgiou në Selanik.

Ajo iu nënshtrua një sërë operacionesh por sipas mediave greke ka dëmtime të mëdha në kokë. Makina që përplasi 21-vjeçaren u mëngjesin e së martës e braktisur, pa targa, me xham të thyer dhe të çarë në njërën anë, në Unazën e Selanikut.

Në kërkim shqiptari, aksidentoi dhe e braktisi 21-vjeçaren

Fillimisht policia ndaloi pronarin e makinës 44-vjeçar pasi banorët kishin mundur të marrin targën e mjetin.  Por ai rrëfeu në polici se nuk ishte ai në timon dhe se makinën ia kishte dhënë hua mikut shqiptar. Policia greke po punon për kapjen e tij. Mësohet se ai është një person i njohur për policinë, i proceduar disa herë për drogë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *