• |
ide | kryesore

BE anulon 28 milionë euro për Durrësin, ka rezerva për mungesën e transparencës nga qeveria (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Projekti i nxitur nga kompani offshore dhe i mbështetur nga qeveria shqiptare për ndërtimin e marinës së jahteve dhe një blloku apartamentesh e hotelesh në vendin ku aktualisht ushtron aktivitetin porti më i madh tregtar i vendit e ka çuar Bashkimin Europian drejt një vendimi ekstrem në lidhje me financimet e tij në Shqipëri, duke nisur nga porti tregtar. Kështu, BE ka anuluar një grant prej 28 milionë euro që ishte vënë në dispozicion nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, me qëllim rikonstruksionin e Kalatave 1 & 2, në Terminalin Perëndimor të Portit. Këtë e bën të ditur për MCN vetë zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, e cila shpreh hapur rezervat për modifikimin e projektit dhe mungesën e transparencës nga qeveria shqiptare.

Si rezultat i modifikimit të projektit dhe ndryshimit të përdorimit të portit aktual, BE-ja ka anuluar grantin e mbetur të WBIF për investimin për projektin e mëparshëm të portit. BE-ja ka ndjekur diskutimet në Parlament rreth projektligjit për rizhvillimin e portit të Durrësit dhe është në pritje të sqarimeve nga qeveria.

Sipas përshkrimit në vetë uebsajtin zyrtar të autoritetit portual të Durrësit, investimi i financuar nga BE do të mundësonte rritjen e kapaciteteve përpunuese të anijeve, rritjen e thellësisë së projektuar me qëllim ankorimin e anijeve me tonazh të madh si dhe do të rriste qëndrueshmërinë e kalatave për tonazhet e larta. Partnerë dhe donatorë të këtij projekti që në total kapte shifrën e 62 milionë eurove ishin qeveritë e disa vendeve europiane përfshi, Gjermaninë, Francën, Italinë si dhe disa organizma të tjerë. Anulimi i grantit nga BE duket se do të çojë edhe në tërheqjen nga ky investim i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe 25 milionë euro. Përtej kësaj, Zyra e BE në Tiranë thotë se projekti i marinës së jahteve është duke kaluar në supervizimin e BE-së pasi mund të bjerë ndesh me Marrëveshjen e Asocim-Stabilizimit.

Sa i përket marrëveshjes tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, BE-ja do të vazhdojë të monitorojë rëndësinë për MSA-në dhe pajtueshmërinë me të, në dialog me institucionet shqiptare. Ne jemi duke u konsultuar me përfaqësuesit e qeverisë edhe për prioritetet e investimeve.

Vetëm dy ditë më parë, kreu i Autoritetit Portual në Durrës, Pirro Vëngu, tha gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese se qeveria së shpejti do të hapë tenderin për portin e ri tregtar që do të zhvendoset në Porto Romano./MCN



3 Comments

  1. 122 miliardë lekë ose mbi 1.1 miliardë euro është dëmi ekonomik që qeveria i ka shkaktuar buxhetit të shtetit vetëm për 9 muaj të vitit 2022.  Shqipetaret vertet janë dele dhe hanë bar. Në çdo vend të botës qeveria nuk do sgjaste as 24 orë jetë pas një raporti të tillë. Popull frikacak e injorant

  2. Nga fitorja ne fitorje kalojne keta malokaret e Sali shpellarit. E myten qeverine kur kishin Bashen, tani po e mysin prap me Sali koqen dhe Like pallën. Ja u ka shkly verren Rama 100 here deri tani e ju prape komentoni kodra mbas bregut, palla gari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *