• |
ide | kryesore

Incidenti pas kamerave/ Si u shoqërua në polici qytetari që e kundërshtoi Edi Ramën

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Në disa vizita të shpejta që bëri në zonat e përmbytura, Edi Rama u shfaq nga Shkodra, në Lezhë e pastaj në Sukth për të treguar se “kanalet dhe portalet” e paraqisnin situatën më të rënduar nga sa ishte në të vërtetë.

Video-montazhi i Edi Ramës për vizitën në Sukth

Me kamerat e ERTV, ai solli një peisazh krejt ndryshe. Për shembull në Sukth dhjetëra qytetarë e falenderonin, ndërsa kryetarja e Bashkisë tha se përmbytjet ishin parandaluar, kurse qytetarët ishin të rimbursuar.

Kështu dukej edhe në videon 3-minutëshe, që Rama e mbyll me krahasimin e lavamanit. “Po e çove të gjithin me furi, bllokohet lavamani” u tha kryeministri disa grave të zonës, që e falenderuan në kor për këtë shpjegim popullorçe.

E gjitha do të kishte qenë një video bajate e ERTV-së, nga ato që prodhohen me qindra në montazhet e kryeministrisë, sikur një ditë më pas të mos kishte dalë dëshmia e një qytetari të Sukthit, Mit’hat Azbiu.

Incidenti pas kamerave me Edi Ramën

Sipas Mit’hat Azbiut, banorët e lagjes së tij në Sukth ishin lajmëruar se do të vinte kryeministri dhe do t’i takonte. Në vend se të rrinte në rresht si gjithë të tjerët, Mit’hat Azbiu i tha “Kryeministër nuk ishte e nevojshme të vini sot, na keni përmbyt tre herë. Shpërblimet nuk i kemi marrë, i kanë marrë të tjerët”.

Pas këtyre fjalëve, thotë ai, Rama doli nga kontrolli, nisi ta kapë me duar dhe ta ofendojë: “Filloi me këmbë e me duar duke më kërcënuar, duke më prekur me duar. Më tha: Ti je i shëndoshë! Unë jam i shëndoshë, i thashë, se i kam ngrënë lekët, nuk i kam ruajtur si puna jote. Aty i dha urdhër gardës të më izolojë me forcë dhe tha qe do vinte në komisariat të më denonconte për shpifje. Forcat e Gardës më morën më çuan te forcat e policisë së Durrësit. Ato më kontrolluan banesën sikur të isha kriminel” ka thënë Azbiu në një intervistë për gazetarët e Durrësit.

Më pas, në një video të dytë, Azbiu del i filmuar në një shtrat të spitalit të Durrësit duke treguar të njëjtën histori. Pasi policia e kishte mbajtur disa orë, kishte ndjerë shqetësim dhe e kishin çuar në spital. “Kryeministri e kishte humbur fare. Merret me popullin që debaton. Ai do popull që t’i vijë pas valles. Unë nuk i vij dot pas valles se është turp për ne të na talli një i mbaruar. Merreni futeni në burg tha, se do bëj kallëzim për këtë” tregon Azbiu në videon e dytë.

Qeshi se i foli Edi Rama/ Shoqërohet në polici gruaja në Tiranë

Shoqërimi në polici i gruas nga Tirana

Nuk është rasti i parë policia shoqëron në komisariat qytetarët, sepse sjellja e tyre nuk i pëlqen Edi Ramës. Në Tetor të vitit 2020, një grua e quajtur T.Baçi sapo kishte dalë nga puna pranë Kalasë së Tiranës, kur dëgjoi Edi Ramën t’i thërrasë nga larg. Meqënëse nuk arriti të kuptojë çfarë i tha kryeministri ajo e kaloi me një të qeshur. Por gruaja u habit më pas kur policët e ndaluan dhe e shoqëruan në komisariat për të dhënë sqarime.

“Isha duke dale nga puna qe ndodhet ne Kalane e Tiranes dhe pashe kryeministrin, ku pasi ai tha dicka qe une nuk e degjova mire , qesha me ze te larte” tregoi ajo në komisariat.

Policët, të zënë ngushtë me kërkesat e gardës i vunë një gjobë për mosmbajtje të maskës.

Incidentet e Ramës në takimet me qytetarët

Incidentet e Edi Ramës me qytetarët janë të shumtë përgjatë takimeve publike. Kryeministri është i njohur për natyrën impulsive dhe aspak të vetëpërmbajtur në komunikim me qytetarët.

Nervozitetin e ka shfauqr përmes batutave, ndonjë përgjigjeje harbute apo edhe me kërkesat për t’i larguar nga takimet persona të caktuar.

Përdorimi i policisë dhe shoqërimi në komisariat për ata që e kundërshtojnë është një mënyrë e re reagimi për të hequr qafe ata që i prishin skenarin e parapërgatitur për videot e ERTV./Lapsi.al



37 Comments

  1. Kishte te drejte Lutfi Dervishi qe ju mediat keni pa fund liri shprehje por gazetari nuk po beni dot. Mire ky i gjati i ka te pergatitura me kujdes kronikat po kete tipin kush e ka pergatitur dhe si ta besoj nje qytetar i cili kerkon vetem informacionin dhe jo propaganden e peshtire.

        1. Fjon e ka saliu,

          non grata, rublat e bashes, komunist, vrases etj jane cilesime te rastit dhe nevojes. Por saliu e ka fajin

          Edhe po te qine tyne bythe me zor prape saliu e ka fajin

    1. informacion?? shko ne nje zon te permbytur (TR si qytet esht i permytur)dhe ke plot e shih vet se km as ky qytetar nuk qenka i besueshem biles del per propagande. Si mediat qe thon ka permbytje. Un skam nevoj te me vij te me informoj km aty e ku e shof me syt e mij.

    2. O kar, edhe kur gazetarët, si në këtë rast përpiqen të bëjnë gazetari, ju karat pëlqeni vetëm gazetarinë që bëjnë portalet e hajdutit kryeministër.

      1. Loqe, gazetari te duket kjo kur flet nje militant i LSI. Se ka koqe si puna jote opozita prandaj dhe mbreteron i gjati.

        1. o rrotë kari, po pse militantët e LSI apo të partive të tjera opozitare nuk kanë të drejtë të shprehin pakënaqësi?!!!!

    3. Nuk ka ndonje te re nga Shqiperia enveriste. Nga 44-91, te ktheje llafin ndaj udheheqesit (nga Sekretar a kryetar rrethi, e pale lart fare) pisk e kishe punen. Apo 92-96, te flisje haptazi kunder Berishes apo PD. Dhe tashme, ja ku rinis loja njesoj me laron neokomunist Rama. Fytyrat ndryshoje, zakonin njesoj.

  2. Ram dhijaksi. Hajde se do ja rregullojme samarin shum shpejt. Numrimi ka filluar mbprapsht per ket kafshe pylli.

  3. ‘Edvina’ dhjaksi, rrocka qe u be miliarder (me parine e tij), se asnje nuk ngrihej ne proteste!!! Po pse ore njerez, demokracine na i dha te gatshme Salihu apo Edvina (qe e kishin zene krimbat ne rruget e Paris it) .. Edhe ne Amerike qe eshte vendi i demokracise, po nuk e ngrite zerin, je hic… ‘Gallofet e PD-se thone fajin e ka G. Soros, Edvina thote fajin e ka Saliu’… Rrofte republika e Banana King-ut, atehere!!

    Gjume te embel te gjitheve!

  4. Provokim i ulet i porositur nga Partia pa Vule, ndaj Kryeministrit te vendit i cili eshte ne krye te detyres prane popullit ne keto dite te veshtira fatkeqesishe natyrore.

    1. 122 miliardë lekë ose mbi 1.1 miliardë euro është dëmi ekonomik që qeveria i ka shkaktuar buxhetit të shtetit vetëm për 9 muaj të vitit 2022.  Shqipetaret vertet janë dele dhe hanë bar. Në çdo vend të botës qeveria nuk do sgjaste as 24 orë jetë pas një raporti të tillë. Popull frikacak e injorant

      1. E di ti cfare shifrash demi raportonte Kontrolli i Larte i Shtetit ne kohen e Berishes?

        Eshte institucion qe kontrollohet nga opozita keshtu qe ka tendencen t’i fryje numrat.

  5. 122 miliardë lekë ose mbi 1.1 miliardë euro është dëmi ekonomik që qeveria i ka shkaktuar buxhetit të shtetit vetëm për 9 muaj të vitit 2022.  Shqipetaret vertet janë dele dhe hanë bar. Në çdo vend të botës qeveria nuk do sgjaste as 24 orë jetë pas një raporti të tillë. Popull frikacak e injorant

    1. NSHMI Development LLC. Të dhënat mbi këtë kompani janë të kufizuara, por në rrugë konfidenciale kompania rezulton se ka bërë çdo sqarim pranë autoriteteve ligjzbatuese dhe të Inteligjencës dhe sidomos pranë autoriteteve amerikane.

      Nga dokumentacioni konfidencial i dorëzuar nga kjo kompani rezulton se pronari i saj kryesor është shtetasi emiratas Tahnoun bin Zayed Al Nahyan.

      Ky shtetas rezulton se është djali i themeluesit të shtetit të Emirateve, Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahyan.

  6. Dështon takimi/ Protesta e 6 dhjetorit ndan Metën me Berishën, pas Mediut dhe kreu i PL refuzon,media e kapur nga rublat ruse te spiuneve salih metaj,shpellkar 6 dhjetor nuk ka,salihu ngeli me kar ne bythe

  7. Shkojn politikanet e majt e te djath te veshur chic me makina seria e fundit duke u qar hallin njerezve te varfer. Ky me ERTV me vete, Sala me 100 badigard, njeri i mban shishen, tjetri cadren, tjetri i mbyll xhupin 1000 euro e tjetri i hap deren e makines. U qifsha ropt politikaneve te majt e te djath, hajduta te gjith e moterqira hipokrita. Slen fatkeqesi pa shfytezu, shfaqen si ato korbat per interesat e tyre.

  8. Ka frik robi ti ndodhi nonji fatkeqsi se vec hallit te shfaqet direkt te dera Rama dhe/ose Berisha. Like floririt si ha shum kari se e ka hallin te leku kot se vuri PL emrin e partis, Partia e Lekut. Sikur te mos mjaftonte halli po vijn edhe keta te cajn karin. Kesaj i thon mir qe kali na ngordhi po sna len as mizat rehat.

  9. nxir kartelen e psikopatise qe te ka dhene rakacolli,e je ne rregull.mer edhe patronazhistet e sufllaqexhinjte e ik qiuhuni jashte shqiperise

    1. Ky s ´pranon as kritika as debat. Vetem perdor retorike toksike per te trembur ate qe ka perballe. Abuzues dhe mashtrues.

  10. Nuk ja qi me motrat patronazhistave
    Arqen arixhiu?
    Po manasterqiu?
    O edi po futi nje te qire braces se na cau karin pastaj pikturo nje kollare.
    Uturakqenef qelbistan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *