• |
ide | kryesore

Elon Musk ndalon verifikimin me pagesë në Twitter

-Instant, F1, Stil



Elon Musk ka njoftuar së fundmi ndalimin e abonimit kontrovers të verifikimit me pagesë të platformës.

Lajmi vjen pasi multimiliarderi pretendon se ai ende nuk është i sigurt për ndalimin e imituesve në faqe.  Musk njoftoi gjithashtu se do të përdoret një ‘kontroll me ngjyra të ndryshme’ për të verifikuar organizatat në vazhdim. “Të ndalet rihapja e Blue Verified. Kjo derisa të ketë besim të lartë për të ndaluar imitimin”, shkroi shefi i ri të martën.

Musk u përball me reagime të ashpër javën e kaluar pasi zbuloi se abonimi i ri i Twitter me 8 dollarë në muaj do të hapej sërish më 29 nëntor. “Rilançimi i Blue Verified do të fillojë më 29 nëntor ,” shkroi ai në Twitter. Megjithatë, kjo ndryshoi pas një takimi me punonjësit, ku zbuloi lajmin për abonimin.

Menjëherë pasi Elon njoftoi shpërndarjen e shërbimit të abonimit prej 8 dollarësh në fillim të këtij muaji në një përpjekje për të zhdukur llogaritë e padëshiruara, platforma ra në kaos. Disa përdorues që blenë distinktivë të verifikuar në një përpjekje për të imituar figura publike dhe organizata. “Më mungon të vras irakianët”, shkroi në Twitter një llogari e “verifikuar” që imitonte ish-presidentin amerikan George W Bush. Një tjetër  imitonte kompaninë farmaceutike Eli Lilly. “Ne jemi të ngazëllyer të njoftojmë se insulina është falas tani”, shkroi llogaria  në Twitter, pas së cilës stoku i kompanisë ra me 2.2 për qind./Lapsi.al

Marrë nga: Independent



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *