• |
ide | kryesore

Hapet diga e HEC-it mbi Fan, rrezik përmbytjesh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
HEC



Një tjetër zonë rrezikon përmbytjen pasditen e sotme.

Këtë herë bëhet fjalë për zonën e Mirditës, ku pritet të hapet diga e HEC-it që ndodhet mbi urën e Fanit.

Shoqëria turke që ka ngritur HEC-in këtu ka paralajmëruar se nga ora 16:00 do të nisin derdhjet në lumin Fan.

Njoftimi i kompanisë turke: 

-Për shkak të arritjes së kuotës maksimale të nivelit të ujit, sot me datë 23.11.2022, duke filluar nga ora 16:00 do të hapen Portat e Rezevuarit të Digës “Ura e Fanit” me vendndodhje pranë fshatit Qafmollë, Mirditë.

Shkarkimet e mundshme të ujit nga Rezervuari i Digës “Ura e Fanit” do të ndikojnë tek pjesa e shtratit të lumit Fan i Madh, nga zona poshtë Digës afër fshatit Qafmollë, deri poshtë fshatit Fang Rubik, aty ku lumi Fan bashkohet me lumin Mat.

Nga shoqëria “AYEN AS ENERGY” do të lëshohet edhe një alarm akustik 30 minuta përpara lëshimit të ujit, i cili do të përsëritet vazhdimisht në mënyrë periodike përgjatë gjithë kohës së lëshimit të ujit.

Kërkojmë nga ana juaj si qytetarë, bashkëpunim dhe mirëkuptim duke u treguar të kujdesshëm dhe vigjilentë.



2 Comments

  1. Dështon takimi/ Protesta e 6 dhjetorit ndan Metën me Berishën, pas Mediut dhe kreu i PL refuzon,heci i shpellkarit te salihut e hap qellimisht me urdher te salih metaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *