• |
ide | kryesore

Kandidate në Tiranë/ Jorida Tabaku u jep fund pikëpyetjeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
tabaku



Deputetja e Partisë Demokrate Jorida Tabaku thotë se nuk ka asnjë ambicie personale për bashkinë e Tiranës. Në një intervistë në Rtv Ora, Tabaku u shpreh se takimet e me të rinjtë të Tiranës i ka zhvilluar në kuadër të integrimit të vendit. Ai shton se ato nuk kanë asnjë lidhje me kandidimin e saj për numrin “një” të Tiranës.

“Nuk kam asnjë ambicie personale për bashkinë e Tiranës. Besoj se komunikimi me të rinj dhe të reja të nxjerr nga ky debati në parlament, pasi diskutimi më të rinjtë ishte shumë më i mirë sesa ato në parlament.

I kam nisur këto diskutime me të rinjtë qysh në Korçë. Ky është një model që duhet ta ndërmarrë qeveria si një program kombëtar për integrimin, gjë të cilën nuk po e bën, por duket se është shumë e zënë me portin e Durrësit dhe nuk merret me këto çështje,” – tha Jorida Tabaku. ©LAPSI.al



7 Comments

      1. Se s’ka shans!

        Ju s’e keni kap akoma qe politika kushton. Fushatat kushtojne. Kushton gjithe makineria promocionale, pa marre fare ne konsiderate pislliqet.

        Po s’pate dike nga mbrapa qe te hedhi pare shatervan, nuk ke shans. Me i miri i botes te jesh! Plus qe edhe per kete te fundit, Jorida nuk eshte se ka ndonje super-talent. Karizmen e ka shume te ulet.

        Prandaj nqs. do t’i futesh politikes, ki parasysh qe ne fillim te gjesh nje “sponsor” qe kuptohet nuk do te financoje fushaten tende thjesht per syckat e tua te bukura. Nje dite do te te kerkoje ROI-n.

        Dhe ja ku demokracia iku per lesh.

        Ndaj iu ngrej kapelen Amerikaneve qe edhe per kete muhabet jane njisha, Jo hipokrite! Financimet i kane super transparente dhe madje elektorati gjykon kandidatin edhe mbi bazen e kush e financon, sepse elektorati e di qe neser kandidati do te jete, le te themi, miqesor me interesat e financuesit. Dhe te kapen financime te fshehta… te silurojne. I fucking Love USA!

        1. Pepe Grilo vetem me nje megafon dhe nje motorr Piagio mori rreth 30% te parlamentit.
          Por gjithsesi ajo qe thua ti qëndron ne shumicën e rasteve, sidomos ne Shqiperi.

          1. Pune tjeter Italia se ka kapital social shume te madh. Ka popullate. Ka inerci. Eshte ekonomia e katert ne Europe, pertej te gjithave. Ne jemi te vegjel dhe te lodhur. as nuk krahasohemi per kontekst.

            Bepja ishte populist dhe kapi vakumin qe la Berlusconi i zene me bunga-bungat.

            Pati nje infrastrukture, qe ishte blogu i tij, por per financime kishte nevoje dhe u financua direkte nga mbeshtetesit.

            Ne Shqiperi historikisht udheheqesit i ke pas te financuar, te katapultuar dhe te mbeshtetur nga forca te jashtme. Zakonisht ato, (forcat e jashtme), mbeshtesin individet me profilin psikologjik me “interesant” dhe sigurisht me ndonje “cen” fillestar qe te kene direkte ku t’i mbajne te kapur.

            Pastaj mendon ti qe ku popull do te zgjidhte nje politikan te shendetshem nga trute e kokes?! Ky popull e konsideron Politiken si TV Show.

            Dhe pastaj i ankohen politikes si bytheqira per te njejtat difekte qe ata vete kane, si grykesia, papaftesia, nepotizmi, mungesa totale e burrnise… etj, etj, etj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *