• |
ide | kryesore

Kapet duke shpërndarë kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Garbagnate, Milano, teksa i janë sekuestruar dhe 13 mijë euro cash të fshehura në shtratin e banesës.

Burri u vu re në një lokal në rrugën “Kennedy” të Garbagnate dhe kur karabinierët ndërhynë, u përpoq të arratisej duke hequr qafe dy gramë kokainë, por u bllokua. Ai kishte mbi një mijë euro para cash me vete. Nga kontrolli në makinën e tij u zbuluan edhe 47 gramë të tjera droge.

Karabinierët zhvilluar një kontroll dhe dhomën ku qëndronte, ku zbuluan 13 mijë euro të fshehura në jorgan dhe dy mijë euro në shtrat. Ata gjetën edhe 42 gramë të tjera kokainë.

Gjithashtu rezultoi se shqiptari ishte dëbuar nga Italia me ndalim kthimi deri në vitin 2026.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *