• |
ide | kryesore

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për targat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
marrëveshje



Shefi i Politikës së Jashtme të BE’së, Joseph Borrell ka njoftuar se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për targat. 

Borrell përmes një reagimi në Twitter tha se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, nën lehtësimin e BE’së kanë rënë dakord për masat në mënyrë që të shmangen përshkallëzimet e mëtejshme.

“Ne kemi nje marrëveshje! Me kënaqësi të njoftoj se kryenegociatorët e #Kosovës dhe #Serbisë nën lehtësimin e BE-së kanë rënë dakord për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqëndruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve të tyre.

Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve. Unë do t’i ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm. E falënderoj Miroslav Lajcak dhe palët për punën e palodhur” – shkroi Borrell.

Negociatat janë zhvilluar në Bruksel mes të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Takimi në Bruksel u zhvillua vetëm dy ditë pas një takimi që ka rezultuar pa marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me çështjen e targave. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. BE dhe SHBA “tradhetojne” kauzen e kosoves per ca miliona euro armatime më shumë që serbia ka porositur ne france dhe pertej oqeanit. Kjo eshte e qarte pse atyre u leverdis pafund nje konflikt i ngrire ne balkan dhe serbia po e shfrytezon mësëmiri kete fakt.

    1. E pate shancin te mos e mbaje konfliktin e ngrire , dhe e humbe.
      Do bredhim si cifutet ne mes te shkretetires, por nuk do ta gjejme me ate rast.

  2. Beri tere ate rremuje dhe ne fund e pranoi ate propozimin .
    Cfare do thote tani presidentja Vjosa ?
    Cfare i mbetet te thote kteij karabushit Kurti ?

    Dilitante.

    1. ahah Presidente Vjosa paska thene qe ‘ pergezoj angazhimin e SHBA ne kete proces” .
      Cfare ndryshoi nderhyrja e ShBA ketu ? Vetem sa ti futi kembet ty ne nje kepuce se marrveshja u nenshkrua identike sic ishte the rradhen e pare kur e refuzuat.
      Ju e bete tere ate gjurulldi si grate e keqija vetem e vetem te terhiqnit vemdjen e ShBAs ?
      Mjer shqiptaret per udheheqesit qe kane ( ne te dyja krahet e kufirit) .

      ( megjithese thone qe cdo popull i ka hak udhehqesit e vet)

  3. Ne 6 dhjetor te protestohet jo vetem kundra qeverise, por edhe BE. Po shantazhojne vazhdimisht Kosoven ne emer te Beogradit putinist.

  4. Europa Kontinetale po shmang luften me shumë vështiresi sepse agjenturat e vjetra në Serbi, anti Ruse, dhe anti Shqiptare, po nxisin konflikt me interes per përhapje……….
    Mbledhja ne Tirane ne nivel te larte Europian po organizohet per te mundesuar poshtrimin publik te maskarait E.K.Rama. Europianet po besojne te populli Shqiptar qe mund te jete ndergjesuar mjaftueshem qe te diskretitoje tradhetarin me te madh qe eshte pare që nga koha e Skenderbeut.

  5. Kështu është kur bishti rëndon më shumë se sqepari. Kërcënohet Kosova me liberalizimin e vizave dhe fap merren vesh negociatorët për çka Vucic e Kurti nuk ranë në ujdi.
    BE ka gjetur çelësin e negociatave për marrëveshje brenda ditës dhe fare thjesht ” shantazh e kërcënime”, por jo drejtësi, sepse problemet i lë pas e gjithmonë të hapura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *