• |
ide | kryesore

Mbërrin në Polici kërkesa e PD, mësohet vendi dhe kohëzgjatja e protestës së 6 dhjetorit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike nuk do të tërhiqet nga protesta e 6 dhjetorit, ditën kur në Tiranë është parashikuar të zhvillohet Samiti BE-Ballkani Perëndimor. Sot nga selia blu ka mbërritur në Policinë e Shtetit kërkesa për të marrë leje për tubimin.

Lapsi.al mëson se PD ka kërkuar leje nga ora 12:00 deri në orën 16:00 në sheshin para Kryeministrisë. Shkresa mban firmën e sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka. Mbetet për t’u parë nëse Policia e Shteti do ta miratojë kërkesën për protestë apo do të regjistrojë një tjetër precedent si institucion në shërbim të Rilindjes duke e refuzuar tubimin.

Ditët e fundit ministra dhe eksponentë të lartë të Partisë Socialiste, me porosi të Edi Ramës, kanë bërë reagime kundër kësaj proteste dhe kanë lëshuar thirrje ndaj mbështetësve të opozitës që të mos i bashkohen atë ditë në shesh. Meraku i Ramës është që liderët e Europës të mos shohin atë ditë protestë, por të gjejnë një Tiranë në normalitet dhe në festë, fiks ashtu sikundër i duhet propagandës së Kryeministrit. 

I paqartë është akoma edhe vendimi i Ilir Metës, për t’ju bashkuar apo jo protestës së PD-së. Deri më tani kreu i Partisë së Lirisë nuk ka bërë asnjë deklaratë për këtë çështje ndërsa sot paradite zhvilloi një takim me Sali Berishën në selinë blu. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. Para Kryeministrise nuk ka shesh, por bulevard, o katnare te dashur, qe cdo rruge e gjere me shume se sa shtigjet nga keni ardh, ju duket shesh. 😅😅😅

  2. Fajin e ka.saliu

    O lapsi nuk ka kerkese per leje, ka njoftim per tubim. policia duhet te siguroje mbarevajtjen e tubimit. Dhe nuk e refuzon dot me ligj.

    levizje e bukur. Rama ka avantazh por varet si do shkoje

  3. Eshte fakt:Kush ka frike prej protestave,(ciladoqofshin dhe prej kujtedo,qe be behen),ndihet fajtor perpra popullit,e ne kete rast,edhe prej kryetareve europiane,qe do te vijne.Pra nuk desherojne dhe kane frike,qe problemet e medha qe ka krijuar kjo qeveri,te merret vesh lajv,prej nderkombetareve,sepse tere keto ambasada,nuk kane informuar fare,qeverite e vendeve te tyre,per aresyet,qe populli i din shume mire,dhe j ka plasur ne surrat te gjitheve,e sidomos Kimetes.

  4. Vendosmeria juaj eshte fitore per shqiptaret . Hallalla qe nuk u terhoqe se pastaj do te kisha hequr vizen edhe ty Sali .

  5. NSHMI Development LLC. Të dhënat mbi këtë kompani janë të kufizuara, por në rrugë konfidenciale kompania rezulton se ka bërë çdo sqarim pranë autoriteteve ligjzbatuese dhe të Inteligjencës dhe sidomos pranë autoriteteve amerikane.

    Nga dokumentacioni konfidencial i dorëzuar nga kjo kompani rezulton se pronari i saj kryesor është shtetasi emiratas Tahnoun bin Zayed Al Nahyan.

    Ky shtetas rezulton se është djali i themeluesit të shtetit të Emirateve, Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahyan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *