Partia Demokratike i ka dërguar një letër kryetares së kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla lidhur me miratimin e marrëveshjes për Portin e ri të Durrësit.
PD në kërkesë shprehet se për diskutime janë përcaktuar vetëm 6 orë, ndërsa që çdo deputeti i bie jo më shumë se sa 2 minuta e 57 sekonda.
Aty thuhet se ky port është më i rëndësishmi i vendit dhe ka një rëndësi strategjike jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin.
Në letër thuhet se koha e diskutimit për këtë çështje nuk mund të shkurtohet, por është e nevojshme një debat publik duke i lejuar çdo deputeti që të flasë për këtë çështje kombëtare.
Kështu PD kërkon që të hiqet ky kufizim kohor dhe së paku çdo deputet të flasë 10 minuta, ashtu sikurse e parashikon rregullorja e kuvendit.
