Largimi i të rinjve nga Shqipëria është kthyer në një fenomen shqetësues jo vetëm për vendin tonë, por edhe për ata që janë duke pritur këtë fluks njerëzish që ndihen të pashpresë. Për të verifikuar nga afër atë që ndodh, reporteri i BBC, Joe Inwood ka realizuar së fundmi një reportazh ku shfaqet qartë depresioni social që ka përfshirë qytetarët, e kryesisht të rinjtë.
Zëra të ndryshëm janë përfshirë në reportazhin e transmetuar në programin Newsnight, për treguar disa këndvështrime rreth këtij fenomeni që po e zbraz Shqipërinë dita ditës.
“Shqipëria është një shtet brenda të cilit jetojnë të ndarë dy grupe shoqërore me diferenca të mëdha mes tyre, të pasurit dhe të varfrit që jetojnë krah për krah njëri-tjetrit. Kryeqyteti, Tirana, nuk është vendi ku duan të jetojnë shumica. Pavarësisht bukurisë së qytetit, shumë njerëz duan të ‘shpëtojnë’ nga këtu. Më shumë se 1/3 e njerezve që kanë lindur këtu, tani jetojnë jashtë vendit. Shumica nisen e shkojnë drejt Francës, për të kaluar më pas në Mbretërinë e Bashkuar”.
Me këto fjalë BBC bën që në hyrje një portretizim të Tiranës, Shqipërisë dhe realitetit me të cilin vendi po përballet. Për ta konkretizuar fenomenin, në qendër të rrëfimit vendoset Artani, një i ri i deportuar nga shteti anglez për shkak të emigracionit të paligjshëm, për motive ekonomike.
“Trafikantët ishin të shumtë, të gjithë të armatosur, me thika dhe pistoleta. Na kërcënonin vazhdimisht, duke thënë se ne nuk mund të filmonim, as të pinim cigare. Për paratë kishim rënë dakord që më parë. Ne paguam 3.5 mijë paund secili”, tregon ai.
Lexo më tej:
BBC/ Aventura me gomone e emigrantit shqiptar, humba mijëra para
Pavarësisht kushteve të vështira të motit, shiut dhe të ftohtit, i riu tregon se vazhduan rrugën përmes kanalit të La Manch, të nxitur nga shpresa se mund të gjenin zgjidhje për të gjithë kërkesat që kishin ndaj jetës.
“Bëntë ftohtë e binte shi. Ishte një situatë e frikshme. Na u desh një orë vetëm që të ndiznim barkën. Pas 20 minutash një varkë e policisë franceze na doli para. Ata na shoqëruan në një distancë afro 200 metra, thjesht na vështronin. Ata ndejtën afër varkës tonë për afro 3 orë. Pastaj ne kaluam në ujrat e Britanisë. E më pas thirrëm policinë britanike, që të na merrte. Ata u sollën mirë. Ishin shumë të sjellshëm. Ne kaluam nga gomonia te varka e policisë britanike dhe u pajisëm me jelekë shpëtimi”.
Numri total i emigrantëve shqiptar që kanë mbërritur në Britani nëpërmjet varkave të vogla është rreth 12000. Shifra më e lartë e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar. Nisur nga kjo, një debat publik ka nisur atje, ku janë thënë edhe deklarata të forta, si në rastin e zyrtares britanike, e cila u shpreh se vendi gjendet në një situatë “pushtimi” nga azilkërkuesit.
Kukësi mbetet vatra më e madhe e largimeve, aq sa është bërë e vështirë që të gjenden 11 lojtarë për të krijuar formacionin e skuadrës së të rinjve, U-19. Pikërisht ky vend, sipas vëzhgimit të reporterit të BBC, po kthehet dalëngadalë në një qytet fantazëm, ku përveç të mëshuarve që mbushin kafenetë, dëgjon pak zëra të rinjsh.
Me nota pesimizmi u shprehën dhe dy të rinj futbollistë, të cilët si probleme më të thella nënvizuan korrupsionin dhe dashakeqësinë e njerëzve.
“Në vendin tonë ka shumë probleme. Shumica nuk arrijnë t’i bëjnë realitet ëndrrat e tyre këtu ndaj zgjedhin të ikin jashtë”, u shpreh Jonart Toshi, futbollist.
Reportazhi i Dail Mail/ Si një rregjim kleptokratik po largon rininë e vendit
“Ky vend është i tmerrshëm. Nuk kemi të ardhme këtu. Problemi janë njerëzit. Njerëzit janë shumë të këqinj. Ka shumë kriminelë dhe shumë të korruptuar”, shtoi Dejan Rexhmati, lojtar i ekipit të të rinjve.
Trajneri i ekipit, Gëzim Shehu, tregon nga ana tjetër se sa e vështirë është që të plotësojë skuadrën. Ndërsa kërkon të shpëtojë ekzistencën e ekipit dhe të gjejë të rinj të talentuar, dy fëmijët e tij nga ana tjetër kanë emigruar drejt Mbretërisë së Bashkuar.
“Është e dhimbshme të flasësh për këtë femomen. Na prek të gjithëve. Fëmijët e mi kanë ikur. Kemi mbetur vetëm këtu. Na prek shumë të tërë. Duhet ta shohim përtej politikës. Kishim disa djem premtues, tani me zor formojmë një skuadër të plotë”, tha ai.
Deputetja e PD, Jorida Tabaku, pjesë e reportazhit, nënvizoi si problematikë kyçe korrupsionin dhe mungesën e perspektivës për të rinjtë. Sipas saj, nëse në Shqipëri një njeri lind i varfër, gjasat janë që te vdesë i varfër.
“Ata besojnë se sistemi nuk është i drejtë. Meritokracia nuk ekziston. Ata nuk kanë mundësi ekonomike. Është shumë e vështirë të rritesh e të kalosh nga një stad ekonomik në tjetrin. Nëse ke lindur i varfër në Shqipëri, sado që të përpiqesh përsëri do të përfundosh i varfër. Ne, si politikanë, duhet ta pranojmë se kjo është e lidhur me korrupsionin e madh që ekziston, sidomos në veri të vendi. E tërë kjo është është e lidhur me mungesën e mundësive. Dhe kjo është diçka që i takon qeverisë ta adresojë”, shprehet deputetja Jorida Tabaku.
BBC: Shqiptarët ikin nga korrupsioni dhe cilësia e keqe e jetës
Për të sjellë anën tjetër të Shqipërisë që në këtë panoramë duket kaq e errët, si model suksesi BBC solli rastin e “Mrizit të Zanave”, të ngritur nga dy vëllezër, me të ardhurat e emigracionit.
“Nuk mendoj se zgjidhja do të vijë shpejt. Ky do të jetë një proces i ngadaltë. Fillon me përmirësimin e sistemit tonë arsimor dhe vijon me bërjen e zhvillimit ekonomik të drejtë për këdo, për çdo qytetar. Problemet e shqiptarëve nuk zgjidhen nga ndërtimi i rrokaqiejve nga biznesmenët. Besoj se mund ta ndalim hemoragjinë e të rinjve tanë duke zhvilluar zonat rurale dhe duke ndërtuar një turizëm të qëndrueshëm”, u shpreh Altin Prenga.
Artani, djali i kthyer nga Britania, pasi kishte dëshmuar largimin nga vendi për shkaqe ekonomike, tregoi se sa rëndë e përjetoi lajmin e rikthimit.
“Më thanë që të nesërmen në mëngjes do të arrija në Tiranë. Në ato momente u mërzita shumë. Nuk e shpjegoj dot, po më ikte truri. Nuk bëja dot asgjë. Ishin rreth 3 policë që ndejtën me mua teksa prisja në autobus. U thashë: Ne nuk kemi vrarë njeri, përse bëhet e gjithë kjo? Ok, doni të na shoqëroni, por ne nuk jemi terroristë. Nuk kam patur probleme me autoritetet. Nuk e kam shkelur kurrë ligjin”, tha Artani.
Ai megjithatë nuk e sugjeron emigrimin e paligjshëm, pavarësisht makthit që pati kur mendoi se do t’i duhej të kthehej në një vend ku nuk shihte asnjë dritë jeshile. Këto dëshmi të ardhura nga media prestigjioze BBC, tregojnë fytyrën moderne të Shqipërisë sot, prej së cilës, rinia kërkon me dëshpërim vetëm të arratiset.
Përkthyer nga BBC
©Lapsi.al
BBC te shkoje te kerkoje rrenjet e shpopullimit te Irlandes sepse jane akoma me te thella dhe gjithashtu e ka edhe me afer.
Kan kohe BBC te meren me te gjithe! Ne kte moment po meren me shqiptaret! Anything to say about it????
Ju te lapsit nuk keni nje mendim apo opinion per shpopullimin. Po ju ndihmojme per tu pozicionuar. Soros plus Rama baraz me shvendosje popullsie per hesape perverse!
Ky fenomen eshte genocid nga Edi Rama. Vetem patronazhistet do mbeten ne kete vend.
Dështon takimi/ Protesta e 6 dhjetorit ndan Metën me Berishën, pas Mediut dhe kreu i PL refuzon,ngelet me kar ne bythe cecene te salih metaj
NSHMI Development LLC. Të dhënat mbi këtë kompani janë të kufizuara, por në rrugë konfidenciale kompania rezulton se ka bërë çdo sqarim pranë autoriteteve ligjzbatuese dhe të Inteligjencës dhe sidomos pranë autoriteteve amerikane.
Nga dokumentacioni konfidencial i dorëzuar nga kjo kompani rezulton se pronari i saj kryesor është shtetasi emiratas Tahnoun bin Zayed Al Nahyan.
Ky shtetas rezulton se është djali i themeluesit të shtetit të Emirateve, Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahyan.
Deri sot, avokat Ngjela thoshte se drejtësinë “e re” e kanë në dorë amerikanët, Washintoni, dhe do e shikoni si do arrestohen ish pushtetarët. Drejtësia ishte shpresa sipas tij. Tani Taku thotë se kishte besim dikur por u zhgënjye, ama gënjen se dihej që Spak nuk do bënte asgjë. Nuk mund të bëjë asgjë kur i gjithë shteti është mafioz, dhe ekonomia është gjysëm informale dhe kriminale. Si mund të bëjë Spaku gjë kur Rama ka kapur gjithë pushtetet? Ngjela, po ashtu dhe Frrok Çupi, kanë mbi një vit që i çajnë trapin këtij populli me përralla mbi arrestimin e Saliut dhe Metës, (se për Ramën nuk thonë gjë fare se i paguan Ramsesi). Kujtonin se duke llapur përditë për mbi një vit rresht do shpëlanin trurin e shqiptarëve, por populli po largohet me gomone se e di si funksionon këtu, edhe pulat me bufin e dinë. S’ka punë e as meritokraci, ka vetëm korrupsion, nepotizëm, militantizëm. Edhe ato pak punë të rëndomta që janë , keqpaguhen. Punët në shtet i kanë zënë militantët dhe patronazhistët. Frroku është një shkallë më lart se avokati me broçkullat që thotë, madje sot lëshoi trapllëkun e radhës kur tha se mund të nisë lufta e tretë botërore nga trazirat që do shkaktojë Saliu në protestën e 6marsit në Tiranë. I ka kaluar kufijtë e çmendurisë. Një defiçent pa cipë që hap panik kot. Këta janë personazhe që thonë vetëm trapllëqe, paguhen për këtë punë sigurisht. Objektivi është thjesht nxi në maksimum Saliun dhe Metën më keq se ç’janë të nxirë, shpëlai trurin popullit dhe trëmbe sikur mbrapa opozitës qëndron Rusia dhe mund të bëjnë qametin, madje edhe luftë botërore. Pra fajin për çdo gjë e ka Saliu. Kështu, edhe ata që nuk e duan Ramën, të paktën mos të plasen te Saliu-Meta, o të qepin gojën e të kënaqen me mjerimin ose të emigrojnë. Si rrjedhim, Rama sundon i qetë, vjedh në pangopësi, dhe mbush edhe xhepat e Ngjelës dhe Frrokut për broçkullat që thonë.
Ua pse nuk kini dijeni ju cbehet ne shqiperi? Po ju kini nje abasador ne shquiperi,qe paguhet nga taksat tuaja,nuk ju ka informur juve?Apo mos ja kini nderprer rrogen dhe pagesen e tij e ben rama?Apo ky ashtu si enveri sdinte gje cbehet jashte bllokut?