• |
ide | kryesore

Samiti i BE në Tiranë, qeveria do shpenzojë 450 mijë euro për një ditë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vizita e liderëve të Bashkimit Evropian në Tiranë më 6 dhjetor do t’i kushtojë shtetit shqiptar 450 mijë euro. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, do t’i shtohet fondi prej 450 mijë euro për përballimin e shpenzimeve të organizimit të “Samitit të BE-BP”, që do të organizohet në Tiranë në dhjetor. Siç edhe bëhet e ditur, “fatura” e Samitit BE-BP, do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022.

Në Tiranë do të mblidhen më 6 dhjetor liderë të Bashkimit Evropian dhe ata të rajonit. Disa ditë më parë, Shqipërisë iu dha me propozim të kancelarit Scholz, kryesimi i Procesit të Berlinit dhe organizimi në Tiranë i Samitit të ardhshëm.

Po në këtë datë, opozita e kryesuar nga Sali Berisha ka paralajmëruar protestën e radhës. I pyetur nga gazetarët pas kritikave të shumta të bëra nga qeveria për zgjedhjen e kësaj date pikërisht në ditën kur në Shqipëri do të “zbarkojnë” liderët e BE-së, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se synimi është që t’u tregohet drejtuesve të unionit që “Shqipëria rënditet poshtë Vietnamit kur vjen puna te standardet e demokracisë.”



6 Comments

  1. Pavaresisht sa eshte kostoja e ketij samiti, ai mbetet nje ngjarje e rendesishme per Shqiperine dhe ogur i mire per shqiptaret, te cilet duhet te paraqiten ndershmerisht e ashtu sic jane, ne menyre qe bashkepunim me BE te kaloje ne shina reale e jo mes hipokrizise e demagogjise.

    Shpresoj ne nje samit te frutshem per Shqiperine dhe manifestim dinjitoz te qytetareve te saj.

    1. Po i sheh Europa shqiptaret dinjitoze, ikin naten nga syte kembet me gomone sa ne Angli sa ne France e kerkojne azil.

      Qeveria shqiptare po ia nxjerr bojen shqiptareve.

  2. NSHMI Development LLC. Të dhënat mbi këtë kompani janë të kufizuara, por në rrugë konfidenciale kompania rezulton se ka bërë çdo sqarim pranë autoriteteve ligjzbatuese dhe të Inteligjencës dhe sidomos pranë autoriteteve amerikane.

    Nga dokumentacioni konfidencial i dorëzuar nga kjo kompani rezulton se pronari i saj kryesor është shtetasi emiratas Tahnoun bin Zayed Al Nahyan.

    Ky shtetas rezulton se është djali i themeluesit të shtetit të Emirateve, Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahyan.

  3. Vetem 450K Euro?

    Po kaq duhen vetem per sigurine e atyre dhjetra personaliteteve politike te niveleve te larta.

    Bravo qeverise qe tregohet nikoqire me parate e taksa-paguesve!

    Bravo Edi Rama!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *