• |
ide | kryesore

Së shpejti një dokumentar për rikthimin e Rihanna-s në muzikë

-Instant, Paparazzi, Slider



Rihanna ka nënshkruar një marrëveshje shumë milionëshe me Apple TV+ për të prodhuar një dokumentar që tregon rikthimin e saj në skenë.

Sipas The Sun, nënshkroi një pakt me kompaninë pas rishfaqjes së saj në top lista muajin e kaluar me këngën e saj Lift Me Up from the Black Panther; Wakanda Forever. “Ka një kuriozitet të madh për gjithçka që ka të bëjë me Rihanna-n. Veçanërisht pasi ky do të jetë rikthimi i saj kryesor në skenë për herë të parë në vite”, tha një burim i industrisë muzikore për publikimin. “Rihanna është një forcë masive për t’u llogaritur kur bëhet fjalë për muzikën dhe kështu Apple ka paguar miliona.”

Insajderi u shpreh  se dokumentari do të regjistrohet gjatë provave dhe takimeve në prag të Super Bowl. Ai do të japë një pasqyrë se si është jeta e saj në të vërtetë tani që po kthehet si nënë’.

Këngëtarja foli për performancën  e saj të rikthimit  para shfaqjes së saj Savage X Fenty Show Vol. 4. “Nëse do të lë fëmijën tim, do ta lë fëmijën tim për diçka të veçantë”, tha ajo. “Ishte tani ose kurrë për mua.”

Performuesja e Diamonds u shpall në shtator si interpretuesja e paraqitur në shfaqjen e prodhuar nga Apple Music dhe Jay-Z’s Roc Nation.“Rihanna është një talent brezash. Një grua me fillime modeste që ka tejkaluar pritshmëritë në çdo hap”, tha producenti ekzekutiv Jay-Z në një deklaratë. Një person i lindur në ishullin e vogël të Barbados. Ajo u bë një nga artistët më të shquar ndonjëherë.’/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *