• |
ide | kryesore

United e përjashtoi, Cristiano Ronaldo dëshira e madhe e emirëve të Newcastle

-Instant, Sport
newcastle

Cristiano Ronaldo është pa ekip dhe pa… merkato. Gjetja e një klubi të ri, ose më saktë një sfidë e re siç tha ai vetë, nuk do të jetë e lehtë për portugezin. CR7 sapo ka përfunduar në mënyrë të stuhishme aventurën e dytë te Manchester United. Problemi kryesor është sigurisht ai i pagës që kalon ende 20 milionë euro në vit. Kush mund ta përballojë atë? Shumë pak ekipe. Mbeten Chelsea dhe Newcastle, por ndoshta edhe Bayern Mynih, duke folur për futbollin që ka rëndësi. Një të ardhme në Mls te Inter Miami i Beckham, apo në Katar e Arabi, Ronaldo e ka refuzuar gjithnjë.


Sigurisht që ka më shumë para në Premier League, kështu që CR7 mund të vendosë të qëndrojë aty. Pronari i ri i Chelsea, Todd Boehly, e provoi gjatë verës por u kundërshtua nga Tuchel. Tani që tekniku është shkarkuar, Ronaldo mund t’i ketë dyert e hapura. Por në Angli, përpara ka dalë edhe Newcastle, i cili falë princit të Arabisë Saudite, Mohammad Bin Salman, ka fonde praktikisht të pakufizuara. Nga ana tjetër, në sfond është edhe Arsenal, një skuadër për të cilën CR7 në intervistën e fundit bombë tha se po luante për të fituar Premier League.


Lexo më tej:Zyrtare/ Ronaldo largohet përfundimisht nga Manchester United

PSG, nga ana tjetër, mund të zbavitet duke krijuar për herë të parë dyshen e ëndrrave, qoftë edhe për gjashtë muaj. Messi plus Cristiano Ronaldo. Këtyre i shtohen Mbappè dhe Neymar. Zërat ndërkohë vazhdojnë të qarkullojnë edhe për Bayern Mynih, por këtu portugezi duhet të ulë shumë pagën për t’iu bashkuar bavarezëve. Rruga që të çon në MLS është e hapur, por sulmuesi dëshiron të tregojë se është ende konkurrues në Evropë. Ndërkohë, ai ka një Botëror për të luajtur. Prandaj, çdo diskutim për merkaton është shtyrë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.