• |
ide | kryesore

Vijojnë reshjet në Lezhë, toka të përmbytura e banesa nën ujë

-Instant, Lajme, Të fundit
lezhe, shi, permbytje



Reshjet e shiut vazhdojnë me intensitet të lartë dhe pa ndërprerje në qarkun e Lezhës. Kjo ka sjellë vetëm përkeqësimin e situatës së përmbytjeve. Në njësinë administrative Dajç, vijon të jetë e njëjtë si pasojë e rreshjeve të rëna gjatë 24 orëve. 500 hektarë sipërfaqe toke vazhdon të jetë e përmbytur në fshatin Torovicë. 800ha janë nën ujë në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht, bashkia Lezhë. Në fshatin Kakarriq ka prezencë uji në 4 banesa, edhe pse niveli po vazhdon të ulet.

Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës. Ndërkohë rruga që lidh fshatin Blinisht-Baqel është e kalueshme plotësisht. Niveli i ujit në rrugën e fshatit Piraj është rritur dhe për pasojë ky aks është i pakalueshëm nga mjetet e vogla. Rruga që lidh fshatin Torovice me fshatin Malecaj, njësia Administrative Balldren, është e pakalueshme për mjetet e vogla.

Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pa ndërprerje. Konkretisht  Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike. Hidrovori Balldre ka rreth -1.2 m. Lumi Drin është në kuotën +1.40 m nga +2.0 m kuotë kritike. Lumi Gjader ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave, por të papërfillshme.



1 Comment

  1. Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 23.11.2022, ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

    • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00, shënon kuotën 7.90m, (kuota e matur sipas orës 07.00).(Kuota max 8.70 m).

    • Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00, shënon kuotën 5.65 m, (kuota e matur sipas ores 07.00). (Kuota max 7.50 m).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *