• |
ide | kryesore

Aksidentoi për vdekje 21-vjecaren në Selanik, shqiptari vetëdorëzohet në polici

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Është vetëdorëzuar në polici shqiptari që dyshohet se përplasi për vdekje një 21-vjeçare në qendër të Selanikut, mëngjesin e së martës.

26-vjeçari me precedent penal në fushën e narkotikëve është paraqitur mëngjesin e sotëm i shoqëruar nga avokatja e tij në Drejtorinë Rrugore të Selanikut.

Në orët në vijim, shqiptari pritet të japë dëshminë e tij në lidhje me aksidentin.

Sipas dëshmitarëve okularë, 26-vjeçari dyshohet se të renë, e cila sapo kishte mbërritur në Selanik.

Si u vra 21-vjeçarja

Viktima studionte për veterinari në Universitetin Aristotelio në Selanik. E reja fatkeqe ishte me origjinë nga Chania në ishullin e Kretës.

Të hënën mbrëma ajo ndodhej në Chania, në vendlindje.

Në mesnatë ajo hipi në avion për të shkuar në Selanik, pasi do takohej me mikeshat dhe miqtë e saj atje. Pak pas orës 1 të mëngjesit, Ema, zbriti nga avioni dhe u nis për në shtëpinë e miqve të saj.

Kur kaloi rrugën Egnatia në qendër të Selanikut , ajo u “hodh” në ajër nga një makinë. Makina drejtohej nga 30-vjeçari shqiptar.

Por nuk mbaron me kaq, pasi e përplasi, 30-vjeçari u kthye mbrapsht dhe e shtypi sërish me makinë të renë, e cila ndërroi jetë në spital.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *