• |
ide | kryesore

Drøgë në Portin e Tivarit/ Disa të arrestuar, kontrolle në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Tivarit

Një sasi e madhe køkaine është sekuestruar në një aksion të policisë malazeze dhe asaj shqiptare. Sipas “Vijesti”,
policët malazezë kanë zbuluar køkainën e fshehur në thasë me dhe në korrik, pasi dërgesa ka mbërritur në portin e Tivarit.


Inspektorët e Sektorit Kundër Krimit atëherë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit dhe kolegë nga Shqipëria, vlerësuan se e mbanin nën vëzhgim dërgesën derisa të vinte porositësi për të. Kjo deri më sot.


Sipas informacioneve të “Vijesti”, në operacion janë arrestuar disa persona, por nuk dihen ende detaje lidhur me identitetin dhe shtetësinë e tyre. E ndërkohë që deri më tani po kryhen kontrolle në një magazinë në pronësi të një prej të arrestuarve në territorin e Shqipërisë, pranë Tiranës. Por lidhur me aksionin ende nuk ka asnjë njoftim nga Policia shqiptare, ndërsa mediat malazeze kanë nxjerrë vetëm informacionin fillestar, pa e shoqëruar me shumë detaje.


1 Comment

  1. E kuptojme qe gazetaret kane nevoje per identitet dhe per te treguar qe kane qene jashte shtetit por shkronja “ø” nuk egziston dhe eshte shume here e perseritur pa sens

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.