• |
ide | kryesore

Dy penallti mangut Kanadasë Sikazwe e katranos në Katar: Collina nuk i beson syve në tribunë

-Instant, Sport, Video
Sikazwe



Janny Sikazwe e katranos në Kupën e Botës 2022 në Katar. Arbitri zambian, i caktuar për Belgjikë-Kanada, pasi ngatërroi gjithcka në Kupën e Afrikës 2021, ishte protagonisti absolut negativ në 1-0 e Belgjikës ndaj Kanadasë. Dy penallti mjaft të qarta të pa akorduara nga Sikazwe në favor të kanadezëve, të dyja në pjesën e parë. Zambiani, megjithatë, nuk gaboi i vetëm. Në fakt, edhe ndihma e VAR është e vështirë për t’u kuptuar.

Fotoja e Pierluigi Collina i hutuar në tribunë për vendimet e arbitrit u bë menjëherë virale. Puna e bërë nga Sikazëe dhe stafi i VAR shkoi përtej çdo logjike. Në pjesën e parë pati tre penallti në favor të Kanadasë që nuk u panë në fushë. Vetëm njëra, e para, u akordua pas rishikimit në VAR.

Nga ana tjetër, ai që nuk u fishkëllua kundër Buchanan ishte i bujshëm. Fajtor një pozicion inekzistent jashtë loje i thirrur nga asistenti dhe i konfirmuar nga arbitri. VAR nuk ndërhyri për të sinjalizuar se prekja e fundit para episodit ishte në fakt një pasim prapa i një lojtari belg, mjaft i dukshëm gjithësesi.

U thirr për rishikim episodi i tretë, shumë të kontestuar. Witsel u pengua mbi sulmuesin e Kanadasë për një faull të pastër, që nuk u akordua dhe nuk u korrigjua pas rishikimit në monitor.

Kush e di nëse edhe një herë Sikazwe do ta justifikojë veten duke folur për “thirrjet hyjnore”, siç bëri në Kupën e Kombeve të Afrikës 2021. Atëherë për shkak të nxehtësisë së pretenduar ai fishkëlliu fundin e ndeshjes dy herë shumë përpara minutës së 90-të. Kjo situatë e detyroi CAF të ndërhyjnë, me kombëtaret e Malit dhe Tunizisë në dhomat e zhveshjes.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *