• |
ide | kryesore

I preferuari i Luis Enrique për një arsye të fortë e dy gola në debutim: “Vajza ime e lidhur me Ferran Torres”

-Instant, Sport
Ferran torres



Në Spanjë lajmi qarkullonte prej disa kohësh, por nuk ishte zyrtarizuar asnjëherë. Ferran Torres është i lidhur me vajzën e Luis Enrique. Për këtë është kujdesur vetë trajneri spanjoll, në takimin tradicional të Twicht. Tekniku i Spanjës i është përgjigjur pyetjeve të tifozëve dhe ka bërë pohimin që thyen një tabu: “Kush është lojtari më përfaqësues i yti në fushë? Ai që ndjeni më afër?”, i thotë një ndjekës. Lucio nuk vihet fare në siklet dhe i përgjigjet menjëherë, troç: “Kjo është një pyetje shumë e lehtë… Është zoti Ferran Torres… përndryshe vajza ime do të më kapë dhe do të më presë kokën!”.

Lexo më tej:Video/ Spanja e ekzagjeron: 7 gola Kosta Rikës! Ferran e Gavi njerëzit e kopertinës

Ai që ndoshta është vënë në siklet në këtë rast është sulmuesi i Barcelonës: “Të gjithë e dimë që trajnerit i pëlqen të bëjë shaka. E kjo ishte thjesht një shaka gjatë transmetimit të tij live”, komentoi lojtari. Pastaj Ferran e ka marrë me seriozitet, duke siguruar ata që mund të aludojnë për favore: “Të dy dimë shumë mirë si t’i mbajmë të ndara dy situatat, kur bëhet fjalë për familjen dhe kur jemi lojtar dhe trajner”.

Në stadiumin Al-Thumana një provë force e jashtëzakonshme e skuadrës së Luis Enrique. Spanjës iu desh në pjesën e parë vetëm gjysmë ore për të mbyllur historinë. Iberikët shënuan me Dani Olmo (11′), Asensio (21′) dhe Feran Torres (31′). Më pas në pjesën e dytë “La Roja” shpartalloi kundërshtarin, sërish me Ferran Torres (54’) dhe më pas me Gavi (74’), Soler (90’) dhe në fund Morata (92’).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *