• |
ide | kryesore

Porti i Albaarit/ Rama shan kundërshtarët, por s’jep as shifra, as përgjigje

-Instant, Kryesore, Lajme



Edi Rama ka mbajtur një fjalim, që e kishte paralajmëruar prej ditësh, për mënyrën se si do t’i jepet porti i Durrësit biznesmenit arab Muhamed Alabar, por ai ka zgjedhur të perifrazojë Mit’hat Frashërin, Nolin dhe Konicën, pa dhënë pothuajse asnjë shifër për projektin. Rama ka zgjedhur nga literatura e fillim shekullit të 20 një lumë sharjesh e ofendimesh për t’ia mveshur ato kundërshtarëve të tij të sotëm me pretendimin se ata janë cmirëzinj që nuk duan zhvillimin e Shqipërisë.

Por në fjalimin e tij të gjatë ku përmendi se si një bataljon me nënpunës shqiptarë kanë shkuar e i janë lutur deri dhe princit të kurorës për të bërë të munduar këtë ëndërr, ai nuk dha asnjë shpjegim për një pyetje elementare: Pse kjo pasuri kombëtare do jepet pa garë? Le ta zëmë për një moment se porti i vjetër “i shkatërruar”, duhet lëvizur që aty, le ta imagjinojmë edhe se pikërisht në të njëjtin vend zgjidhja më e mirë është një marinë jahtesh dhe një zonë rezidenciale. Po pse nuk u dashkërka për ato 800 mijë metra katrorë truall të bëhej një garë ndërkombëtare, e cila ndoshta mund të na sillte edhe një investim më të madh sesa ato 160 milionë euro që premton fillimisht Alabaar.

Lexo me tej:

Modeli Vuçiç në politikë/ Çfarë kopjoi Rama në Beograd për investimin e Alabbar 

Pikërisht këtë shqetësim ka ngritur një ditë më parë edhe Bashkimi Europian që si për çudi e gjeti të bëjë deklarata një ditë përpara diskutimit për portin e Durrësit në Parlament. “Si rezultat i ndryshimit të projektit BE anullon fondin prej 28 milionë eurosh të dhënë për Shqipërinë për këtë port”, tha dje një zëdhënës i Brukselit zyrtar duke shtuar se BE do të vazhdojë të shqyrtojë përputhjen e Marëveshjes së Asociim Stabilizimit me këtë projekt të dhënë duke përjashtuar konkurencën.

Rama përpos sharjeve të opozitës me citimet e Nolit, Konicës e Mit’hat Frashërit, tha se do pastrohet deti, do përfitohen 700 metra plazh, do ngrihet ndoshta marina më e madhe e jahteve në Mesdhe (shifrat nuk përputhen), por nuk dha dot përgjigje se përse fillimisht u tha se këtu do vinte kompania Emaar (poshtë statuset e vetë Ramës) që u propogandua në fillim si mrekullia që ka ndërtuar Dubain dhe Burj Kalifën, por pastaj Muhamet Alabar mbërriti si person privat dhe sipas letrave të vetë qeverisë do të investojë vetëm 80 milionë euro + 80 milionë të tjera kredi.

Gafa/ Rama bie në kurth me historinë e Alabbar në Zagreb

Rama e ngriti vetë pyetjen në fjalimin në parlament: Pse nuk po vjen Emaari? Por kur tentoi të përgjigjej ai u mjaftua me justifikimin qesharak se Albaar ia vendos vetë si dëshëron emrat kompanive të tij dhe ai markën “Eagle Hills”  e ka përdorur edhe në vende të tjera duke e quajtur psh “Eagle Hills Serbia”. Rama harroi të përmendte edhe Zagrebin pas gafës që bëri disa ditë më parë kur tentoi t’i hidhte hi syve opinionit duke pretenduar me një mesazh se ai po ndërtonte Manhatanin e Zagrebit.

Porti i Alabaarit/ Gropat që Balluku i la të hapura

Në fund, si argumentin më të madh se pse ky projekt duhej miratuar kryeministri tha: “ne, pozitë dhe opozitë, duhet të kishim dalë ta prisnim me lule Alabaarin”.

©Lapsi.al

 



18 Comments

  1. Dmth rama s dha asnje pergjigje por dha edhe shume pergjigje. Nga te cilat vecohet une bej cme do trapi. Kuve aju pjerdh,beae pjerdh kimeten se pjerdh. Ose merrni noi therrime sic mori brava ose merrni karin.
    Po populli??? Cili popull??? 780 mije votuesit e ripjelljes jane sklleverit e tij. Edhe ne hell po ti ahkoje do e votojne perseri. Per te tjeret pergjigja eshte sikter ! Me soj e sorrollop, me gomone pa gomone,ketu bej une cme do trapi.

    Sikterr turqisht do te thote: Q…

    Jorgo gjalle je?

  2. Athina dhe Hamburgu kane nje jete me porte, dhe perseri kane probleme. Porti i pireut 75% ju dha kinezeve, porti i hamburgut perseri kinezeve nga 21 % qe kishin , i shtuan 34 % , nga qe portet duan menaxhim dhe jo aventura qeveri – oligarki. Prandaj mos beni aventura me ceshtje jetike qe i perkasin popullit. Merrni kompani me emer ne kete fushe ta ndertoj dhe ta menaxhoj portin

    1. Si format legeni qe eshte vertetoi plotesisht qe dhe mbeshtetesit i ka legenë,. Pra problemi eshte me i thelle dhe i gjere nuk eshte problemi vetem ke nje legen i vetem por ……nje magazine gjigande me legena ,..made in albanistan

  3. Kjo eshte tradheti.Rama ka litarin sa te bjere pushteti i tij ,por mbajeni mend te gjithe ju deputetet e mazhorances ju pret burgu i perjetshem ku nuk do dillni me gjalle te shikoni me kete diell.Te gjithe policet qe kane perdorur dhune dhe gaz gjate protestave ju pret nje gjyq ushtarak,mjere ju jeni te skeduar nje me nje me emra.dhe fytyre.Do marri fund dhuna policore e komanduar nga partia-shtet.Patrozhaniste ,mjerre ju do merni ju gjithe torturat qe kane bere sigurimsat e 45 vjeteve.

  4. Ka 9 vjet qe Galofi Rama foto tregon,
    kur Varferia Shqiperine kudo e mbulon,

    ka 9 vjet qe Ram Galofi vetem derdellit,
    nuk sheh Fukaralleklun qe te placin syte,

    shokojeni Gallofin ne foto ne qafe,
    sa here hap goje leshon nga nje Gafe,

    eshte Edi Rama simboli i Varferise,
    qe kush e sheh kupton ku duhet degdise,
    qeverisja e tij e dhjere kudo eshte bere pleh,
    ne Psikiatri e ka vendin ky Trap kush e sheh!

    1. Ke informacion të gabuar për Esat Pashën: Esat pasha luftoi i rrethuar në kalanë e Shkodrës nga tetori i 1912 deri në 23 prill të 1913, dhe e dorëzoi Shkodrën vetëm kur ushtarët e tij nuk kishin as ushqim, as ujë e as një mundësi rezistence, ndërkohë që Ismai Qemali, hero sipas shumicës injorante, kishte ngritur flamurin e pavarësisë vetëm në 4 mijë km katror nga rreth 60 mijë që ishte Shqipëria e para 1912.

      1. Esat Pasha u vra jo se bëri tradhëti, por se ishte rivali më i fuqishëm përballë bejlerëve të Jugut, tradhëtinë e bënë ata që nuk luftuan kur serbët dhe grekët përparonin me shpejtësi nëpër trojet shqiptare.

  5. Kur Sali Berisha u mbante rrogën administratës për Gërdecin dhe përmbytjet në Shkodër që kishte shkaktuar vetë,shpellkare mediatik dhe komentues masturbohuni me ramen deri ne 6 dhjetor,pastaj mbani karin e salihut ne byth

  6. Rama i vjedh e keta e mbrojne. Ja ky eshte komunisti i vertete, qe per partine eshte gati te haje bar. Sa per shifrat, as ka dhene ndonjehere, se injorant pa shkolle ka qene gjithe jeten. Mezi kalonte klasen per hater te prinderve. E vetmja gje qe di ye beje jane llogjet dhe grindjet si grate e keqia. Per kete e per propagande po, sja kalon kush

  7. Idiotësia më e madhe e Ramës në palo fjalimin e tij të fundit prej një ore rrjesht, është tërbimi i tij deri në rrugaçëri e me fjalorin e një të çmenduri, kundër cilitdo që nuk pajtohet ,e ,arrëzitë e tij.
    Meqë veten e ka quajtur “rilindas” e ja ka ndruar emrin ish PPSH apo PS në partia e rilindjes , kishte ndenjur mesa duket një javë për të “studiuar” shkrimet e publiçistit të shquar të para njëqind vitesh, Faik Konicën, kundër levantinëve e tradhëtarëve të kombit shqiptar.
    Idiotësia e tij më e madhe është që në marrazin e demaskimit të aferave të tij korruptive antikombëtare, i referohet gjuhës së ashpër të Konicës , që me këtë gjuhë ka demonizuar “levantinët”
    Aktualisht, a nuk është pikërisht Edvin Rama “levantini” më i zellshëm i politikës shqiptare ?
    A nuk është po ky person që ka kërcënuar BE se nëse nuk më pranoni mua, unë do ti kthej shqiptarët me fytyrë nga lindja (LEVANT) e do të lidhem me Rusinë, Turqinë apo Serbinë ?
    Këta dubaistët apo dumbabistët që ai i mbron si “biznesmenët më të aftë në botë” a nuk janë levantinë ?
    A mos Dubai që ka grumbulluar të gjithë kriminelët milionerë të bandave të trafikantëve të drogës në botë, qenka shembëlltyra e demokracisë e drejtësisë dhe e emancipimit kulturor të njerëzimit ?
    Që është bërë mbrenda një kohe relativisht të shkurtë çuditërisht një qytet fantastik, apo më saktë e thënë një qytet fantazmë mes shkretëtirës, me paratë jo fortë të pastra të naftës e të naftave të tjera të dyshimta, kjo nuk ka sepse të meret si shembull për ta sjellë këtë model në Shqipëri aq më tepër se ne shqiptarët duhet tju largohemi mendësive levantine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *