Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar pas 24 orësh për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat. Kreu i qeverisë së Tiranës thotë se nuk është dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit që pasuan marrëveshjen.
“S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme!
Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!” – shkruan Rama në një postim në Twitter.
Marrëdhëniet e Ramës me Kurtin kanë pasur ulje – ngritjet e tyre. Së fundmi Rama ka tentuar shpesh që të afrojë Kurtin, por pa lënë mënjanë edhe kunjat për të. Kujtojmë lojën me mbylljen e syve në Berlin. ©LAPSI.al
LEXO EDHE: Rama kap për fytyre Albin Kurtin në mes të Berlinit (VIDEO)
Kurti: Ku gabon Rama me “Ballkanin e Hapur”
Kurti zbulon çfarë i ka thënë Ramës për miqësinë me Serbinë
Pse doli Rama në krah të Albinit
S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!
— Edi Rama (@ediramaal) November 24, 2022
Ik mor filoserb.
Uaaaaa. Pra, tashme qe vite mbi dhe nen rrogoz qe perpiqet te minoje Kurtin dhe VV, duke ndersyer madje vend e pa vend enturazhin mediatik sipas idiotesise se tij: pra Bolino, Mero e me radhe, tashti ua “dhjet” ketyre cerrave dhe vete i fut nje te ngrene gjith atyre gorricave qe ka nxjerre mender nga menderja!!!
Ksaj i thone tallje bolesh me Kurtin .
Kurti po behet per meshiren e Rames. Kurti u be per ta mbrojtur Rama.
Cinizem dhe karshillik e qarte.
Rendesi ka qe Kurti te kete mesuar dicka nga kjo histori, pa cinizmat e Rames nuk duhen marre serjozisht.
Mos i beso shejtanit Ramovic.
Rama mund te thote c’te doje. Eshte Kurti qe eshte idiot dhe pa kulture politike. U kuptua qe ketu do mberrinte.