• |
ide | kryesore

Rama sulmon opozitën: Jeni gjiriz, ju ka ngelur vrima

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama tha sot në Kuvend se Porti i Durrësit sot është si në mesjetë. Ai u shpreh me krenari për marrëveshjen me EMAR, ndërsa nuk harroi as kësaj radhe të sulmonte opozitën për akuzat ndaj këtij projekti. 

“Një port si në mesjetë, ku lulëzojnë sipërfaqet e ndryshkura dhe ku kalben mjetet lundruese, ku shtrihen mijëra metra katrorë ferra dhe ndryshqe, kur ju dëgjon ju dhe shikon këto pamje e kupton pse jemi të shqetësuar. Ju jeni fiks si këto”, u shpreh ndër të tjera Rama.

“Personalisht, jo vetëm si kryeministër, por edhe si deputeti i Durrësit me shumë padurim dhe me gëzim po numëroj orët derisa të votohet për këtë marrëveshje për investimin më të madh të huaj në historinë e vendit tonë,” tha Rama.

Sulmi ndaj opozitës

“Do të jetë një motor ekonomik me një kontribut 8 miliardë euro në PBB, ndërkohë që do të ngrejë peshë vlerën e Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, vlerën e gjithë hoteleve në bregdetin e Durrësit. O burrani, shkruan Dielli për ju, le t’i frymë zjarrit o burrani, fryjini zjarrit, sillni vajgur. Do të kemi dimër të ashpër dhe po t’i vëmë zjarrin vendit, do ngrohemi. Është i garantuar imuniteti i pronës publike nga çdo lloj mundësie hipotetike cenimi. Kontrata parashikon se në rast moszbatimi nga investitori, shkohet deri në marrjen e gjithçkaje që ai ka bërë deri atëherë. Këto janë vetëm disa nga detajet e panumërta të një kontrate, për të cilën jemi krenarë që ia sjellim këtij Kuvendi. Do të kemi rast dhe kohë fatmirësisht pa limit që t’i përballim dokrrat e hinit siç i ka quajtur Gjergj Fishta. Çfarë sysh do hapni ju, nuk ju lë mallkimi që keni mision. Ju më dini si veten dhe nuk ju vë faj, dhe pse e kam të vështirë të gjej paqen, nuk ju vë faj. Si mund ta dini që njeriu është ndryshe nga ju që jeni mëkuar nga Napoleoni i gjirizeve? Si luftoni për të dalë ju o trima, që kur shkulni gozhdën, ju ngelet vrima”, tha Rama.



20 Comments

  1. Qofte edhe vetem per denigrimin e opozites dhe gjuhen e Kryeministrit, duhet nje proteste e madhe me 6 dhjetor. Asnje nga mysafiret nuk do te guxonte te fliste me opoziten e mediat me gjuhe rruge, se jo proteste, por po i marrin me veze e me shpulla, pa thene asgje te tille si Rama…

  2. Aman o Jorgo hiqi këto analfabetët që komentojnë këtu, më duket sikur janë nxënës në klasë të 3 apo 4.

  3. njesiti guerril paska dale fort sot

    e mbushet kuoten edhe per sot, noi fanta ju japin me sufllaqen apo ashtu thate

    na myten patronazhulsat e lal fikut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *