• |
ide | kryesore

Seancë me dyer të mbyllura, sot vendimi i Apelit për Alqi Bllakon

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Këtë të enjte të 24 nëntorit, Apeli i GJKKO-së do të vendosë nëse do t’i vihet tjetër masë sigurie ish-deputetit të PS dhe njëherësh ish-funksionarit të lartë shtetëror Alqi Bllako.

Seanca gjyqësore është zhvilluar mëngjesin e të enjtes, në orën 8 e 30 me dyer të mbyllura.
Por Gjykata e ka shtyrë dhënien e vendimit për në mesditë. Në orën 12:00 pritet që togat e zeza të thonë nëse ish deputetit do i shtohet dhe një tjetër masë sigurie.

Prokuroria kërkoi që Bllako, i rikthyer në qeli, të vihet nën masën e arrestit tjetër me burg për shkak të përfshirjes në aferat e inceneratorit të Elbasanit, por Gjykata e Shkallës së Parë, GJKKO nuk e ka pranuar. Për pasojë, SPAK-u e ka apeluar këtë vendim.

Ndërkohë, po ditën e djeshme, mbrojtësit ligjorë të të gjithë të akuzuarve për aferat e inceneratorëve kanë sjellë të dhënat e tyre që i kundërvihen akuzës për klientët e tyre, ca të arrestuar, por ka nga ata që janë edhe në kërkim.

Pavarësisht se ata nuk pranojnë që klientët e tyre të kenë kryer evazion fiskal, ata janë dakord që ndaj tyre të aplikohet gjykimi i shkurtuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *