• |
ide | kryesore

Shaqiri udhëheq Zvicrën në debutim: Kameruni i beson portierit Onana e napoletani Anguissa

-Instant, F1, Sport



Zvicra dhe Kameruni takohen për herë të parë në histori të enjten. Të dy kombëtaret nisin atë që mund të jetë një grup G shumë konkurrues. Zviceranët hyjnë në Kupën e Botës pas një çerekfinale të arritur në Euro 2020. Kameruni përfundoi i treti në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe do të mundohet ta thotë fjalën e tij në këtë grup ku dy të tjerët janë Brazili e Serbia.

ZVICRA

Pas katër turneve ndërkombëtarë radhazi, do të duhet pak për tu mësuar me idenë për të parë Zvicrën pa Vladmir Petkoviç në pankinë. Ish-trajneri i Schaffhausen, Murat Yakin udhëheq kombëtaren në një Kupë Bote për herë të parë. Gjërat për ish-futbollistin nuk duken keq, përsa i përket organikës. Portieri i Borussia Monchengladbach, Yann Sommer, pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës në tetor. Por numri 1 i Zvicrës luajti kundër Ganës javën e kaluar dhe duhet të jetë i disponueshëm nga fillimi. Shqetësimi i teknikut Yakin është se Sommer nuk është plotësisht në formë. Yjet e Premier League Manuel Akanji, Fabian Schar, Remo Freuler dhe Denis Zakaria duhet të prezantohen të gjithë në fushë. Besim i plotë i teknikut të ri të Zvicrës te Xherdan Shaqiri. Shqiptari i përfaqësueses helvete do t’i shtojë akoma paraqitje 109 ndeshjeve të tij me kombëtaren. Shaqiri duhet të luajë në krah të një Embolo impresionues përpara.

KAMERUNI

Kameruni, nga ana tjetër, ka vuajtur për të gjetur formën që pas Kupës së Kombeve të Afrikës. “Luanët” kanë fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit: edhe ajo kundër Burundit të renditur në vendin e 141 të FIFA-s. Kameruni duket se ka një skuadër plotësisht të gatshme për ndeshjen. Edhe sulmuesi i Brentford, Bryan Mbuemo i është bashkuar radhëve ofensive të kamerunasve përpara startit të turneut. Mesfushori i Napolit, Andre-Frank Zambo Anguissa do të jetë një pikë forcë kyçe në mes të fushës. Pa harruar se edhe portieri i Inter, Andre Onana, ofron cilësi të nivelit të lartë mes shtyllave.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Zvicrës:

Sommer; Rodriguez, Akanji, Elvedi, Ëidmer; Xhaka, Freuler; Shaqiri, Soë, Vargas; Embolo

Formacioni i mundshëm i Kamerunit:

Onana; Tolo, Castelletto, Nkoulou, Fai; Toko Ekambi, Hongla, Anguissa, Mbeumo; Aboubakar, Choupo-Moting



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *