• |
ide | kryesore

Shifrat e reja të emigrimit/ Mbi 11 mijë shqiptarë kanë hyrë 9 muajt e fundit në Britani

-Instant, Lajme, Të fundit
emigrim në Britani



Më shumë se gjysmë milioni emigrantë kanë hyrë në Britaninë e Madhe. Sipas shifrave të reja nga Home Office, të postuara nga The Sun, numri i personave që kanë hyrë në Britani në 6-mujorin e parë të 2022-shit ishte 504,000 njerëz. Kjo shifër është më e larta që ka përballuar Mbretëria e Bashkuar që nga fundit i Luftës së Dytë Botërore. Rekordin e mëparshëm e mbante viti 2019, me rreth 390,000 emigrantë.

Kjo statistikë e re me shumë siguri do të sjellë më shumë polemika në Britani. Kujtojmë se sekretarja Suella Braveman është betuar të reduktojë emigrimin ilegal. Statistika e lartë e nxjerrë nga Home Office, specifikon se afro 33,000 emigrantë kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vend. Nga ta rreth 11,241 persona janë nga Shqipëria. ©Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *