• |
ide | kryesore

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit në Tiranë rritet me 17% për 9 mujorin, rekord historik

-Instant, Lajme, Të fundit
sip e ndertimit



Prej disa vitesh kryeqyteti i vendit është kthyer në një kantier ndërtimi. Fundi i këtij cikli nuk dihet kur do të mbarojë. Ndërkohë ndërtimet pritet të vijojnë me ritme edhe më të larta. Sipas të dhënave të bëra publike sot nga INSTAT, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit që është dhënë nga Bashkia Tiranë për 9 mujorin e këtij viti është 1.46 milionë metra katror.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipërfaqja e dhënë për ndërtim është rritur me 16.7%. Ky është niveli më i lartë i lejeve i dhënë ndonjëherë për kryeqytetit. Kjo të paktën që nga viti 2002, kur INSTAT raporton sipërfaqen e lejeve të dhëna sipas qarqeve. Sipërfaqja më e lartë është dhënë në 3 mujorin e parë të vitit, me rreth 800 mijë metra katror. Kjo shifër është gati dy herë më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Në tremujorin e dytë ky tregues ishte 390 mijë metra katror. Kjo është pothuajse në të njëjtat nivele në raport me prill-qershor 2021. Ndërsa në tremujorin e tretë sipërfaqja zbriti në 271 mijë metra katror, me një rënie prej 37% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vlerë, ndërtesat që pritet të ngrihen në Tiranë për 9 mujorin llogariten nga INSTAT në 51 miliardë lekë, ose gati 440 milionë euro. Për gjithë Shqipërinë, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi për 9 mujorin ishte 2.1 milionë metra katror. Nga kjo gati 70% është dhënë në Tiranë.

Vlera e gjithë lejeve të dhëna për Shqipërinë për 9 mujorin është 86 miliardë lekë, ose rreth 740 milionë euro.

Ulen lejet në tremujorin e tretë

Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë 2022 janë miratuar gjithsej 269 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 442 leje të miratuara në tremujorin e tretë 2021, duke shënuar një rënie prej 39,1%.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e tretë 2022, është 418.685 m2, nga 564.266 m2 miratuar në tremujorin e tretë 2021, duke shënuar një rënie prej 25,8%.

Në tremujorin e tretë 2022, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 21,6 miliardë lekë, nga 22,5 miliardë lekë miratuar në tremujorin e tretë 2021, duke shënuar një rënie prej 3,8%./MONITOR



2 Comments

  1. Nuk eshte rastesi. Keto leje jane dhene per te blere mediat dhe pronaret e tyre. Meqenese ne Shqiperi nuk ka me kush ti bleje (sepse ska me njerez dhe nuk mund te blehen me rrogat aktuale) eshte e kuptueshme qe te gjitha jane pastrim parash te pista, sepse ky eshte modeli ekonomik qe zgjodhi sulltani prej 2015 e ketej

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *