• |
ide | kryesore

Sulmet me raketa ruse, Macron: Krime lufte kundër infrastrukturës civile

-Instant, Planet
franceze



Presidenti francez Emmanuel Macron denoncoi të mërkurën sulmet ruse ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë, duke thënë se sulme të tilla nuk mund të mbetën pa u ndëshkuar, sipas CNN.

“Ukraina u godit nga bombardime masive sot, duke lënë pjesën më të madhe të vendit pa ujë dhe energji elektrike. Sulmet kundër infrastrukturës civile janë krime lufte dhe nuk mund të mbeten pa u ndëshkuar”, tha Macron në një postim në Twitter.

Një seri sulmesh ajrore ruse kundër Ukrainës të mërkurën shkatërruan objekte kritike, duke përfshirë infrastrukturën energjetike, strehimoret dhe një maternitet, ku mbeti e vrarë një foshnjë e porsalindur.

Sulmi në shkallë të gjerë çoi gjithashtu në ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike në Ukrainë dhe Moldavinë fqinje. Franca planifikon të mbajë një konferencë donatorësh në Paris muajin e ardhshëm në mbështetje të Ukrainës dhe fqinjit të saj jugperëndimor, tha Macron.

“Me afrimin e dimrit, ne do të rrisim mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën më 13 dhjetor për ta ndihmuar atë të mbrojë infrastrukturën energjetike.

Nuk do ta harrojmë Moldavinë, e cila gjithashtu u prek nga ndërprerjet e ujit dhe energjisë elektrike”, shkroi Macron në Twitter.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky më herët të mërkurën i kërkoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mbështeste planin e propozuar të paqes pas sulmeve ajrore.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *