• |
ide | kryesore

Tensione në Kuvend/ Berisha bllokon Foltoren, nis të flasë nga FB i tij (LIVE)

-Instant, Lajme, Të fundit



Seanca e Kuvendit ka nisur me debate edhe këtë të mërkurë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bllokuar Foltoren e Kuvendit duke kërkuar të marrë fjalën. Ai donte t’i kundërpërgjigjej Taulant Ballës.

Kujtojmë se kreu i demokratëve ka nisur fjalën në Kuvend duke hedhur akuza të forta ndaj qeverisë për sa i përket Portit të Durrësit. Ai tha se po plaçkitet toka e shqiptarëve. Një përgjigje për kryedemokratin ka ardhur nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ky i fundit e ka cilësuar si përfaqësues të Vladimir Putinit në Shqipëri.

Mdërkohë Berisha kërkoi fjalën për replikë ndaj deputetit Balla. Mirëpo Nikolla nuk e lejoi që të fliste.

Kësisoj ish-kryeministri ka zënë foltoren e Kuvendit dhe në pamundësi për të folur ka nisur një ‘Live’ në Facebook-un e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *